Politika 24 July 2026, 12:03 Nga VNA

Raportimi i Peleshit në grupin e PS, mes arritjeve përmend edhe “e-legis”, për të cilin nuk ka asnjë gjurmë në faqen e Kuvendit

Ndaje në Whatsapp
Raportimi i Peleshit në grupin e PS, mes arritjeve përmend edhe

Niko Peleshi po “raporton” përpara deputetëve të Grupit Parlamentar, ministrave dhe kryeministrit.

Po u shpjegon me detaje funksionet e Kuvendit Ramës dhe të tjerëve, një lëndë kjo e vlefshme për një sallë të mbushur me gjimnazistë.

Në fakt, edhe niveli i fjalimit të Kryetarit të Kuvendit po i përshtatet më së miri një prezantimi të një studenti që duhet të dëshmojë se di të lexojë një leksion të përzgjedhur nga faqet e para të një dispense studentësh.

Në kohën kur të gjithë në sallë presin të dëgjojnë xhepanetë e Ramës, Nikua po u shpjegon funksionin ligjvënës të Kuvendit me zellin e njeriut që, pak përpara se të lexonte tekstin, është mrekulluar nga dija që ka zbuluar në të.

Ndaj ka vendosur që mrekullinë ta shijojnë edhe të tjerët!

Mes arritjeve të Kuvendit, Kryetari Peleshi përmend si arritje vënien në funksion të një sistemi që i kanë shkruar se quhet “E-legis”.

Në teori, një sistem i tillë presupozohet të lehtësojë gjithë procesin nëpër të cilin kalon një ligj.

Në këtë sistem duhet të gjenden gjurmët e gjithçkaje dhe të të gjithëve, që nga hartuesi i parë i një projekti deri te miratimi i ligjit në sallën ku Kuvendi ushtron funksionin ligjvënës.

Duhet të ketë aty çdo komunikim dhe koment mbi projektin, çdo zyrtar që e ka shqyrtuar, ndryshuar, komentuar ose kundërshtuar atë.

Si e paska mbajtur të fshehur gjithë këtë xhepané Nikua?

Pasi u ndriçuam për tri funksionet e Kuvendit, u përpoqëm të zbulojmë më shumë nga sistemi që duhet të entuziazmonte të gjithë ata që dëgjuan për të pas fjalës së Nikos.

Gjynah që në faqen zyrtare të Kuvendit kjo risi nuk shfaqet dhe për të nuk ka asnjë gjurmë.

Të dhënat e këtij sistemi, që e paska vënë në punë Kryetari i Kuvendit gjatë këtij viti të fundit, duhet të jenë një arkivë e mrekullueshme. Gjithmonë, nëse Kryetari i Kuvendit e di se për çfarë po flet.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme