Politika 23 July 2026, 15:25 Nga VNA

Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në paraburgim

Ndaje në Whatsapp

erffffer.jpg

Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzoi ankimimin e Ilir Beqajt kundër masës së sigurisë, duke lënë në fuqi masën e “arrestit me burg” për ish-ministrin e Shëndetësisë.

Beqaj kishte kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, por kërkesa e tij ishte rrëzuar më herët edhe nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë (GJKKO). Në përpjekje për lehtësimin e masës, ish-ministri kishte ofruar edhe garanci pasurore, por kjo kërkesë nuk u pranua nga gjykata.

Ashtu si GJKKO, edhe Apeli i Posaçëm vendosi që Beqaj të vijojë të qëndrojë në paraburgim.

Ish-ministri i Shëndetësisë po përballet me akuzat në dosjen e koncesionit të sterilizimit, ndërsa ndaj tij po hetohet edhe një çështje tjetër penale që lidhet me dyshime për abuzime me fondet e Bashkimit Evropian, gjatë kohës kur drejtonte Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAK).

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme