
Gjykata e Vlorës shpalli zyrtarisht të zhdukur 24-vjeçarin Elvis Troqe. Rezulton që vendimi është marrë më 15 qershor 2026 dhe, sipas ligjit, është botuar në Fletoren Zyrtare. Marsela Troqe, nëna e të zhdukurit, është caktuar kujdestare për administrimin e pasurive të të birit.
Elvis Troqe u zhduk 8 vite më parë në qytetin e Vlorës. Ai shfaqet në kamera për herë të fundit, kur i afrohet një automjeti tip “Mercedes-Benz”, me ngjyrë gri dhe, teksa përshëndetet me drejtuesin e makinës, futet brenda tij dhe makina largohet.
Nga ai moment, nga Troqe nuk ka asnjë gjurmë. Ai dyshohet të jetë rrëmbyer nga grupi kriminal që drejtohej nga Edison Arizaj, ose ndryshe Edison Faqedjeguri, dhe ky i ekzekutuar në atentat mafioz në Durrës.






















