
SPAK nis hetimin kryesisht pas publikimit të një audiopërgjimi nga ana e ish-zv.kryeministrit në arrati Arben Ahmetaj, i cili akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe mikun e tij, biznesmenin izraelit Ron Yeffet, si dhe kompanitë TIMAK e KAYO, për trafik armësh.
Burime pranë Prokurorisë së Posaçme thanë se drejtuesi i institucionit, Klodian Braho, ka firmosur një shkresë zyrtare dhe kërkon nga televizioni “Syri TV” që t’i vërë në dispozicion të gjitha materialet e transmetuara dhe ato bruto.
Sipas denoncimit të Ahmetajt, në përgjime dëgjohet biznesmeni Yeffet, dy shtetas të identifikuar si Sergei dhe Igor, si dhe një grua e identifikuar si Tatiana.
Përgjimet, sipas Ahmetajt, janë realizuar në janar të 2026.
Audiopërgjimi 1
Yeffet: Siç e thamë dje, ne do kemi 80%, qeveria 10-20%. Igor, do jetë 80 apo 90% si ta vendosim dhe më pas do të kemi një marrëveshje më vete. Por unë nuk mund të jem në të formalisht, ndoshta më vonë ndryshon gjendja. Pasi të kalojë në Këshillin e Ministrave të hënën, më pas do jemi në kontakt me zv.Sekretarin e Përgjithshëm të zyrës së Kryeministrit.
Tatiana: Kush është ai?
Yeffet: Ta them unë… çfarëdo që ne vendosim. Emri i tij është Ermal Nufi. Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm, zoti Ermal Nufi do të mbajë kontaktet, do të jesh ti apo Rafael. Nuk e di kush është përfaqësuesi, ai do mbajë kontakt me ju që të realizojë gjithçka.
Flitet në gjuhën ukrainase, përmendet fjala TIMAK.
Yeffet: Nuk do jetë KAYO, do jetë i njëjti koncept.
Tatiana: Ah, sigurisht, sepse KAYO është mbrojtja.
Yeffet: Korrekt, i njëjti koncept, por jo KAYO.
Audiopërgjimi 2
Yeffet: Qeverisë i duhet ta bëjë 100% pronë të agjencisë qeveritare. Më pas qeveria do të zgjedhë një agjenci bashkëpunuese me 100% aksione qeveritare dhe hyn në kompaninë që krijohet. Unë rekomandoj që aksionet tuaja në këtë kompani të mos jenë ukrainase, por një korporatë amerikane, sepse shumë më mirë të shfaqet si amerikane. Kompania mburojë do jetë qeveritare. Aksionet që ka Igori në kompaninë shtetërore do të zotërohen nga kompania amerikane, çdo aksion, nuk do të zotërohen nga Igor, por nga një kompani amerikane që po hyn në partneritet me qeverinë shqiptare dhe kështu i mbyllim gojën ambasadës amerikane. Kam një pyetje, plani ynë nuk ndryshon, saktë? Ne do marrim Vlorën, në Vlorë do çojmë gazin, nga atje në Vlorë.
Tatiana: Kompania jonë do bëjë të mundur që të transferojë gazin nga atje në Vlorë.
Audiopërgjimi 3
Yeffet: Pra, në Afrikë kemi vendosur të shkojmë me biznesin e prodhimit. Përafërsisht unë mendoj se ky është biznes i mirë. Përafërsisht unë mendoj se ky është biznes i mirë, një biznes shumë i mirë. Përafërsisht qindra milionë që ne mund të bëjmë me prodhimin e municioneve.
Tatiana: Me KAYO, saktë?
Yeffet: Në këtë moment unë kam dy, unë kam tre në Nigeri dhe në Sudan. Sergej, ke qenë në Afrikë? Hajde me mua, hajde me mua. Hajde me mua në shkurt.
Tatiana: Nuk mund të vij.
Yeffet - Igorit: Ty do të nisim foto. Ti mund të vish për të parë, do të kuptosh Sudanin. A flet frëngjisht?
Sergej: Vetëm gjermanisht.
Sergej flet në gjuhën ukrainase, ndërhyn Ron.
Tatiana: Këto janë shtetet që Ron dhe Rafael zakonisht dërgojnë.
Yeffet: Porositë duhet të jenë.
Tatiana: Ku dëshiron të kesh paketimin? Në cilin shtet?
Yeffet: Sigurisht, Shqipëri.
Tatjana: Në Afrikë, ti po punon me KAYO, sigurisht.
Yeffet: Ne nuk e dimë këtë.
Audiopërgjimi 4
Igor flet në gjuhën ukrainase, përmend disa herë fjalët TIMAK e KAYO.
Tatiana: Opsioni tjetër që ne kemi, që të ndjekim çdo mundësi, fonde, programe, ç’të jetë, të cilat janë zakonisht ato që ka nevojë qeveria jonë dhe qeveria jonë ka nevojë për armatime dhe makina ushtarake. Zakonisht si funksionon, për shembull kërkesa të caktuara dhe ne themi që TIMAK është i gatshëm të furnizojë pa vështirësi dhe më pas të sigurojmë fondet. Kush është gati të financojë procesin dhe qeveria firmos fondet. Mund të jetë KAYO, kushdo, TI, furnitorë të NATO-s që mund të furnizoni.
Yeffet: Cilat janë hapat? Një mënyrë tjetër për ta realizuar këtë është të hapim një partneritet dhe bashkëpunim me qeverinë e Ukrainës.
Tatiana: Fatkeqësisht, çdo gjë bëhet me tender.
Yeffet: Kështu unë e bëra tani në Francë, e kam bërë këtu dhe e bëra edhe në Itali. Pa tendera.
Audiopërgjimi 5
Yeffet: Pas mbrëmjes së shkuar unë u bëra ministër.
Tatiana: Si ndodhi kjo gjë?
Yeffet: E patë programin dje, një orë e gjysmë?
Tatiana: Vërtet?
Yeffet: Po, një orë e gjysmë.
Igor: Opozita… apo???
Yeffet: Opozita, një orë e gjysmë.
Tatiana: …flasin për emisionin… Julian Hoxhaj…
Yeffet: Kush është ky?
Tatiana: Julian Hoxhaj është ai që e ka përgatitur këtë material, është ai gazetari që ka shkruar emisionin. Emisioni është shkruar nga Julian Hoxhaj.
Yeffet: Julian Hoxhaj? Pas një ore emision… Unë filloja të fitoja para nga kjo gjë. Ata thonë se unë kam marrë 3 milionë euro. Më tregoni paratë…
Audiopërgjimi 6
Yeffet i drejtohet Igorit: Ti je njeri i pasur, ty nuk të interesojnë paratë, je shumë i pasur.
Igor: Unë kam pak lekë.
Yeffet: Ti je njeri i pasur. Unë punoj me të pasur.
Igor: Ok, ok.
Yeffet: Por unë dua të bëhem i pasur.
Tatiana: Ambasadori është duke punuar shumë fort për mundësinë e bashkëpunimit për transportin.
Yeffet: Më thoni çfarë doni nga këtu, ju e zgjidhni atje, pra le të bëjmë porosi. Hajde, jemi në çerekun e fundit të jetës, le ta bëjmë, ta bëjmë. Në këtë mënyrë nuk ka nevojë të bëhet tender. Qeveria na ka pajtuar për të gjitha gjërat e këqija që duhet të bëjmë. Nuk kemi nevojë të ndjekim të gjithë procedurën, duke shpjeguar të gjitha gjërat. Qeveria ka gjetur një partner operacional, që do të bëjë investimet, do bëjë këtë, do bëjë atë…






















