Kronika 9 September 2026, 08:09 Nga VNA

Shpërthim i fuqishëm në një karburant në zonën e Brrylit, plagosen tre punonjës dhe shembet godina

Ndaje në Whatsapp
Shpërthim i fuqishëm në një karburant në zonën e

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mëngjesin e sotëm në karburantin “EiDA”, në zonën e Brrylit në Tiranë, duke shkaktuar plagosjen e tre punonjësve dhe dëme të mëdha materiale.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një bombol gazi në ambientet ku furnizohen automjetet. Si pasojë e forcës së shpërthimit është shembur një godinë njëkatëshe e karburantit.

Në momentin e ngjarjes, në pikën e karburantit ndodhej edhe një automjet që po furnizohej me gaz. Deri tani nuk dihet nëse ka persona të tjerë të dëmtuar.

Tre punonjësit e plagosur janë transportuar në spital dhe po marrin ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk ka informacion zyrtar për gjendjen e tyre shëndetësore.

Policia ka bllokuar unazën dhe banorët nuk lejohen edhe për ca të hyjnë në banesa. Po ashtu as punonjësit e institucioneve përreth
Shpërthimi shkaktoi panik te banorët dhe kalimtarët e zonës. Shërbimet e emergjencës dhe autoritetet ndodhen në vendngjarje, ku po punojnë për të përcaktuar shkakun dhe rrethanat e plota të incidentit.

Njoftimi

Tiranë/Informacion paraprak

Tek “Brryli”, në një karburant, dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi, gjatë kohës që po furnizohej me karburant një automjet.

Si pasojë, janë dëmtuar 3 persona, punonjës të karburantit, të cilët janë dërguar në spital për mjekim, jashtë rrezikut për jetën. 

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

Video

Bojkoti i administratës gjyqësore për rrogat e padekretuara të gushtit është zgjeruar nga Tirana në Vlorë, Fier dhe Lushnjë, duke pezulluar shërbimet me përjashtim të masave të sigurisë. Drejtuesit e institucioneve të drejtësisë kanë thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të gjyqtarëve për t'i kërkuar ndërhyrje Kuvendit. Edhe Prokurori i Përgjithshëm mblodhi drejtuesit e prokurorive dhe përfaqësuesit e KLP për të kërkuar zgjidhje të shpejt nga Kuvendi. Ndërsa të vetmit që nuk kanë reaguar për situatën e krijuar janë përfaqësuesit e SPAK..

Aktivizëm apo përndjekje? Përplasja mes protestuesve dhe deputetes Iris Luarasi.

Vijon bojkoti i administratës së Gjykatës së Tiranës, Dhoma Civile, për shkak të problematikës me pagat. Edhe sot, qytetarët nuk do të marrin shërbime.

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mëngjesin e sotëm në karburantin “EiDA”, në zonën e Brrylit në Tiranë, duke shkaktuar plagosjen e tre punonjësve dhe dëme të mëdha materiale. Dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një bombol gazi në ambientet ku furnizohen automjetet. Si pasojë e forcës së shpërthimit është shembur një godinë njëkatëshe e karburantit. Policia ka bllokuar unazën dhe banorët nuk lejohen të hyjnë në banesa. Po ashtu as punonjësit e institucioneve përreth

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme