
Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë vendosi bojkotin e seancave gjyqësore nga data e sotme, deri në pezullimin e rregullores së Gjykatës së Posçme që ndalon përdorimin e celularit për avokatët dhe gazetarët, pasi e konsiderojnë një masë të panevojshme deri në kufinjtë e censurës.
Bojkoti sipas vendimit të Dhomës së Avokatisë nuk do zbatohet vetëm për masat e sigurisë. Dhoma e Avokatisë kërkoi pezullimin e menjëhershëm të rregullorës dhe rishikimin e saj në tërësi.
Rregullorja e miratuar nga kryegjyqtari i posacëm Erion Bani është pritur me kritika të forta nga të gjithë aktorët.






















