Kronika 7 September 2026, 12:10 Nga VNA

Kontrolle intensive në Tiranë/ 32 të arrestuar dhe mbi 13 mijë gjoba, dy shoferë tentuan të korruptonin policët

Ndaje në Whatsapp
Kontrolle intensive në Tiranë/ 32 të arrestuar dhe mbi 13

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar monitorimin 24 orë në ditë të akseve kryesore dhe rrugëve me frekuentim të lartë, me fokus shpejtësinë, drejtimin e mjetit në gjendje të dehur dhe automjetet që shkaktojnë zhurma.

Gjatë kontrolleve janë arrestuar 32 persona për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor. Dy prej tyre, pasi u kapën duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë.

Njoftimi

Policia Rrugore e Tiranës vijon monitorimin 24/7 të akseve lidhëse dhe me frekuentim të lartë, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.

Fokus i monitorimit kanë qenë dhe automjetet që shkaktojnë zhurma, shpejtësia tej normave të lejuara, drejtimi i automjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Në kuadër të këtyre kontrolleve, për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor janë arrestuar 32 shtetas, 2 prej tyre tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë, pas konstatimit të tyre duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe janë vendosur në total 13 467 masa administrative, konkretisht:

-4,998 masa për shkelje në sigurinë rrugore;
-7,868 masa për shkelje të rregullave të ndalimit, pushimit dhe qëndrimit, shkelje që pengojnë qarkullimin dhe krijojnë kaos në trafik;
-1,093 masa për drejtuesit e motomjeteve që nuk kanë respektuar përdorimin e kaskës mbrojtëse;
-83 masa për automjetet që krijojnë zhurma përmes modifikimeve të paligjshme;
-418 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
-309 masa administrative për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;
-19 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit;
-75 mjete janë bllokuar për shkelje të ndryshme rrugore.

Policia Rrugore apelon sërish për respektim rigoroz të rregullave të qarkullimit, shmangien e drejtimit të mjetit në efektin e alkoolit apo pa leje drejtimi, si dhe për rritje të përgjegjshmërisë nga të gjithë përdoruesit e rrugës, me qëllim garantimin e përmbushjes së parametrave të sigurisë rrugore.

Video

Një grup qytetarësh janë mbledhur para Kryesisë së Kuvendit, ndërsa pritet të nisë Konferenca e Kryetarëve.

Rusia ka rifilluar sulmet masive me raketa dhe dronë ndaj Kievit, vetëm pak pasi të dërguarit e presidentit amerikan Donald Trump përfunduan vizitën e tyre në kryeqytetin ukrainas, ku po përpiqeshin të ringjallnin negociatat për përfundimin e luftës. Sulmet nisën në orët e para të mëngjesit duke goditur disa zona të kryeqytetit ukrainas. Sipas autoriteteve lokale, të paktën dy persona humbën jetën dhe dhjetë të tjerë u plagosën. Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, tha se mbetjet e raketave dhe dronëve shkaktuan zjarre në ndërtesa banimi, përfshirë një pallat pesëkatësh dhe një ndërtesë tjetër trekatëshe.

Protesta e administratës së Gjykatës së Tiranës pas ngërçit me pagat. Në Dhomën Civile janë ndërprerë shërbimet.

Bojkot edhe në Dhomën Penale të Gjykatës se Tiranës për shkak se qeveria iu ka bllokuar pagat duke mos zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme