Politika 8 September 2026, 11:43 Nga VNA

Gaz Bardhi hap sesionin me dilemën e madhe opozitare: e hëna apo e marta?

Ndaje në Whatsapp
Gaz Bardhi hap sesionin me dilemën e madhe opozitare: e hëna apo e

Sesioni i ri parlamentar duket se nuk e gjeti opozitën me ndonjë kauzë të re politike. Në ditën e 101-të të protestës së qytetarëve, në Konferencën e Kryetarëve, kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, e nisi betejën politike me një çështje madhore: nëse sesioni parlamentar duhej të hapej të hënën apo të martën.

Pas gjithë vapës që ende nuk po vendos të largohet, pas gjithë krizave reale me të cilat përballen qytetarët, dilema që prodhoi opozita parlamentare ishte kalendarike: dita e parë e punës së Kuvendit duhej të ishte e hëna apo e marta?

Kjo pritet të shndërrohet në debatin e radhës “kushtetues” të një opozite që lirohet e shtrëngohet sipas ritmit politik të Sali Berishës. Udhëtimi i tij i fundit në SHBA duket se e zbehu edhe atë pak opozitë parlamentare që përpiqej të dukej sikur ekzistonte më vete.

Jo më kot, ish-bashkëpunëtorë të afërt të Lulzim Bashës, që sot rreken të fitojnë zemrën e Doktorit, thonë nëpër tavolina: “Berisha në USA ka shkuar për vete, jo për ne.” Dhe kjo duket aq e qartë, sa vetë Berisha nuk u kujdes as t’i njoftonte, e jo më t’i ftonte në udhëtimin e tij në SHBA.

Në këto kushte, kur çdo gjë në Partinë Demokratike rrotullohet rreth Sali Berishës, PD-ja mbeti sot keqas si një parti pa busull politike dhe pa orientim për aksionin opozitar. Ajo që duhej të ishte nisja e një sesioni të ri parlamentar u reduktua te pyetja më e madhe e ditës: “Duhet të niste të hënën apo të martën?”

Sepse mesa duket nuk mjafton vetëm vapa. Duhen zgjidhur edhe dilemat opozitare të Gaz Bardhit, që bashkë me Jorida Tabakun mbeten pa tekst sa herë protesta qytetare përmbledh në një fjali atë që ata nuk guxojnë ta thonë deri në fund: “Rama në burg, Berisha në burg.”

Video

Një grup qytetarësh janë mbledhur para Kryesisë së Kuvendit, ndërsa pritet të nisë Konferenca e Kryetarëve.

Rusia ka rifilluar sulmet masive me raketa dhe dronë ndaj Kievit, vetëm pak pasi të dërguarit e presidentit amerikan Donald Trump përfunduan vizitën e tyre në kryeqytetin ukrainas, ku po përpiqeshin të ringjallnin negociatat për përfundimin e luftës. Sulmet nisën në orët e para të mëngjesit duke goditur disa zona të kryeqytetit ukrainas. Sipas autoriteteve lokale, të paktën dy persona humbën jetën dhe dhjetë të tjerë u plagosën. Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, tha se mbetjet e raketave dhe dronëve shkaktuan zjarre në ndërtesa banimi, përfshirë një pallat pesëkatësh dhe një ndërtesë tjetër trekatëshe.

Protesta e administratës së Gjykatës së Tiranës pas ngërçit me pagat. Në Dhomën Civile janë ndërprerë shërbimet.

Bojkot edhe në Dhomën Penale të Gjykatës se Tiranës për shkak se qeveria iu ka bllokuar pagat duke mos zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme