Kronika 7 September 2026, 08:57 Nga VNA

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 5 automjete, humb jetën 45-vjeçari

Ndaje në Whatsapp
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 5

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Durrës-Tiranë, ku janë përfshirë pesë automjete. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:20 dhe ka shkaktuar një viktimë, ndërsa pesë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, shtetasi H. B., 45 vjeç, është përplasur me një kamion. Si pasojë e përplasjes, 45-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.

Pas përplasjes së parë, në aksident janë përfshirë edhe tre automjete të tjera, me drejtues shtetasit G. L., 59 vjeç dhe J. I., 34 vjeç, si dhe pesë pasagjerë. Të plagosurit janë transportuar për ndihmë mjekësore dhe, sipas të dhënave paraprake, ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 

Ndërkohë, shtetasja A. V., e cila dyshohet se drejtonte një prej automjeteve të përfshira në aksident, është larguar nga vendngjarja, por më pas është shoqëruar nga Policia për të dhënë sqarime lidhur me rrethanat e ngjarjes.

Në vendngjarje kanë mbërritur grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet e nevojshme për dokumentimin e plotë të aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve dhe dinamikës së tij.

Video

Një grup qytetarësh janë mbledhur para Kryesisë së Kuvendit, ndërsa pritet të nisë Konferenca e Kryetarëve.

Rusia ka rifilluar sulmet masive me raketa dhe dronë ndaj Kievit, vetëm pak pasi të dërguarit e presidentit amerikan Donald Trump përfunduan vizitën e tyre në kryeqytetin ukrainas, ku po përpiqeshin të ringjallnin negociatat për përfundimin e luftës. Sulmet nisën në orët e para të mëngjesit duke goditur disa zona të kryeqytetit ukrainas. Sipas autoriteteve lokale, të paktën dy persona humbën jetën dhe dhjetë të tjerë u plagosën. Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, tha se mbetjet e raketave dhe dronëve shkaktuan zjarre në ndërtesa banimi, përfshirë një pallat pesëkatësh dhe një ndërtesë tjetër trekatëshe.

Protesta e administratës së Gjykatës së Tiranës pas ngërçit me pagat. Në Dhomën Civile janë ndërprerë shërbimet.

Bojkot edhe në Dhomën Penale të Gjykatës se Tiranës për shkak se qeveria iu ka bllokuar pagat duke mos zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme