Administrata e Gjykatës së Tiranës, Dhoma Civile, ka nisur bojkot për çështjen e pagave. Njerëzit e drejtësisë, përfshirë edhe stafin administrativ, nuk kanë marrë pagat e muajit gusht, pasi qeveria i ka bllokuar në Thesar. Gjykata Kushtetuese, përmes një vendimi në muajin shkurt, detyroi qeverinë të përllogariste pagat e gjyqtarëve brenda 31 korrikut. Por ky vendim ende nuk është zbatuar nga Kuvendi.




















