
Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në Tropojë, ku një punonjës i Bashkisë humbën jetën, ndërsa 3 të tjerë mbetën të plagosur.
Nga të dhënat e para të policisë, rezulton se punonjësit ishin duke vendosur shtyllat e ndriçimit, kur njëra nga prej tyre ka rënë duke prekur telat e linjës së tensionit të lartë.
Për shkak të kontaktit me rrymën elektrike, Muhamet Sylisufaj, 59 vjecar humbi jetën, ndërsa u plagosën punonjësit Albert Dunisha 40 vjec, Ilir Dautaj 47 vjec, Afrim Aliaj 21 vjeç.
Tropojë/Informacion paraprak
Më datë 08.09.2026, rreth orës 10:00, kemi marrë njoftim se, në afërsi të fshatit Bujan, në rrugën e Dobravës, 4 punonjës të Bashkisë Tropojë, duke kryer punime për shpërndarjen dhe vendosjen fizike të shtyllave të ndriçimit në këtë rrugë, kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Nga veprimet paraprake dyshohet se, gjatë vendosjes së një shtylle në bazament, për shkak të peshës së saj, 4 punonjësit që po e mbanin kanë humbur ekuilibrin dhe shtylla ka prekur telat e rrymës, duke përcjellë energjinë elektrike te punonjësit.
Si pasojë, shtetasi M.S 59 vjec ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasit A. D 40 vjec., I. D. 47 vjec dhe A. A. 21 vjec ndodhen në Spitalin e Bajram Currit, për trajtim mjekësor.
Nga veprimet paraprake rezulton se punonjësit po kryenin transportin dhe shpërndarjen e shtyllave, sipas planit të punës, datë 04.09.2026, të Bashkisë Tropojë, Drejtorisë së Turizmit, Shërbimeve Publike dhe Transportit.
Grupi hetimor po vijon veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Viktima:
Muhamet Sylisufaj, 59 vjec
Të plagosur:
Albert Dunisha 40 vjec
Ilir Dautaj 47 vjec
Afrim Aliaj 21 vjec























