Rajoni 8 September 2026, 12:55 Nga VNA

Një vit burg me kusht për ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla dënohet për gazin lotsjellës në Kuvend

Ndaje në Whatsapp
Një vit burg me kusht për ministrin e Brendshëm të

Ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovës, Xhelal Sveçla, është dënuar me një vit burgim me kusht nga Gjykata në Prishtinë, pasi u shpall fajtor për veprën penale të “përdorimit të armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Çështja lidhet me ngjarjet e 21 marsit 2018 në Kuvendin e Kosovës, gjatë seancës ku po shqyrtohej ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Sipas vendimit të gjykatës, dënimi me një vit burg nuk do të ekzekutohet nëse Sveçla nuk kryen një vepër tjetër penale gjatë periudhës së përcaktuar të kushtit.

“Dënim me burgim me kohëzgjatje 1 viti, nëse nuk kryen vepra penale brenda afatit të kushtëzuar. Pala mund të parashtrojë ankesë brenda 30 ditësh”, deklaroi gjyqtari Sabit Sadikaj.

Sveçla është detyruar gjithashtu të paguajë 50 euro shpenzime gjyqësore.

Prokuroria kishte kërkuar një dënim më të rëndë ndaj tij. Prokurori Valdrin Krasniqi i propozoi gjykatës që ministri në detyrë të dënohej me dy vite burgim efektiv dhe 3 mijë euro gjobë.

“Gjykatës i propozojmë që, me rastin e matjes së dënimit, të pandehurit Xhelal Sveçla t’i shqiptohet dënim me burgim efektiv me kohëzgjatje prej dy vitesh dhe dënim me gjobë në shumën prej 3 mijë eurosh”, deklaroi Krasniqi.

Kryetari i trupit gjykues, Sabit Sadikaj, e kishte shpallur Sveçlën fajtor më 2 shtator, ndërsa shqiptimin e dënimit e kishte lënë për një datë tjetër.

Video

Bojkoti për shkak të pagave është shtrirë në Gjykatën e Tiranës, si në Dhomën Civile ashtu edhe në atë Penale, por edhe në Gjykatën e Apelit. Administrata ka ndërprerë shërbimet, pasi ende nuk ka marrë pagën e muajit gusht.

Si qytetar mund të mendosh si të duash, si parlamentar duhet të zbatosh vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Një grup qytetarësh janë mbledhur para Kryesisë së Kuvendit, ndërsa pritet të nisë Konferenca e Kryetarëve.

Rusia ka rifilluar sulmet masive me raketa dhe dronë ndaj Kievit, vetëm pak pasi të dërguarit e presidentit amerikan Donald Trump përfunduan vizitën e tyre në kryeqytetin ukrainas, ku po përpiqeshin të ringjallnin negociatat për përfundimin e luftës. Sulmet nisën në orët e para të mëngjesit duke goditur disa zona të kryeqytetit ukrainas. Sipas autoriteteve lokale, të paktën dy persona humbën jetën dhe dhjetë të tjerë u plagosën. Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, tha se mbetjet e raketave dhe dronëve shkaktuan zjarre në ndërtesa banimi, përfshirë një pallat pesëkatësh dhe një ndërtesë tjetër trekatëshe.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme