
Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Jozefin Markun, këngëtar ish-banor i BBV. E njëjta masë u dha edhe për mikun e tij Kristjan Nikolli.
Ndaj tyre rëndon akuza e heqjes së paligjshme të lirisë.
Arrestimi i Jozit dhe mikut të tij u bë pas publikimit në rrjete sociale të disa pamjeve filmike të publikuara ne rrjetet sociale ku ish-banori i BBV shfaqet bashkë me disa shtetas të tjerë duke dhunuar me grushta shtetasin kosovar Eduard Kuçi.
Në në kërkim për këtë ngjarje janë shpallur Kevin Vuthaj dhe Anton Huli. Policia sekuestroi edhe një automjet të të markës “Land Rover” me targa AB 458 ZH, i cili është përdorur në ngjarje.
Marku dhe miqtë e tij i bënë shenjë me tabelë policie Kuçit qëky i fundit të ndalonte dhe më pas e dhunuan.






















