Kronika 9 September 2026, 10:00 Nga VNA

Arvina Lleshi e ndoqi Iris Luarasin deri në Kuvend dhe e quajti “hajdute”, aktivistja arrestohet në mesnatë

Ndaje në Whatsapp

Arvina.jpg

Aktivistja Arvina Lleshi është arrestuar në mesnatë nga policia, për shkak të një denoncimi të bërë nga deputetja e PS-së, Iris Luarasi.

Lleshi e ndoqi Luarasin teksa kjo e fundit po hynte në Kuvend përmes një qendre tregtare dhe e etiketoi si hajdute.

Pas arrestimit, aktivistë të tjerë janë mbledhur para komisariatit dhe bëjnë thirrje për lirimin e saj, ndërsa e akuzojnë policinë si polici private të një qeverie të korruptuar.

Video

Bojkoti i administratës gjyqësore për rrogat e padekretuara të gushtit është zgjeruar nga Tirana në Vlorë, Fier dhe Lushnjë, duke pezulluar shërbimet me përjashtim të masave të sigurisë. Drejtuesit e institucioneve të drejtësisë kanë thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të gjyqtarëve për t'i kërkuar ndërhyrje Kuvendit. Edhe Prokurori i Përgjithshëm mblodhi drejtuesit e prokurorive dhe përfaqësuesit e KLP për të kërkuar zgjidhje të shpejt nga Kuvendi. Ndërsa të vetmit që nuk kanë reaguar për situatën e krijuar janë përfaqësuesit e SPAK..

Aktivizëm apo përndjekje? Përplasja mes protestuesve dhe deputetes Iris Luarasi.

Vijon bojkoti i administratës së Gjykatës së Tiranës, Dhoma Civile, për shkak të problematikës me pagat. Edhe sot, qytetarët nuk do të marrin shërbime.

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mëngjesin e sotëm në karburantin “EiDA”, në zonën e Brrylit në Tiranë, duke shkaktuar plagosjen e tre punonjësve dhe dëme të mëdha materiale. Dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një bombol gazi në ambientet ku furnizohen automjetet. Si pasojë e forcës së shpërthimit është shembur një godinë njëkatëshe e karburantit. Policia ka bllokuar unazën dhe banorët nuk lejohen të hyjnë në banesa. Po ashtu as punonjësit e institucioneve përreth

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme