Politika 9 September 2026, 12:50 Nga VNA

Paradoksi i "Veprimit Qytetar", si dështuan aktivistët që mbushin sallat e  hoteleve luksoze, por nuk i mbështet komuniteti

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-09-09 at 12.49.54 PM.jpeg

Nisjet ligjvënëse nga zgjedhësit janë ndoshta mjeti më i bukur kushtetues ku shoqëria civile provon peshën e vet reale në terren.

 Së fundmi, organizata “Veprimi Qytetar për Demokraci Funkcionale”, e udhëhequr nga një komitet përfaqësues me emra publikë e aktivistë të njohur, iu drejtua KQZ-së me një kërkesë zyrtare: shtyrjen e afatit të grumbullimit të firmave deri më 15 dhjetor 2026.

Ata kishin marrë në 15 qershor formularët nga KQZ për të mbledhur 20 mijë firma zgjedhësish deri më 15 shtator, me qëllim ndryshimin e Kodit Zgjedhor. 

Kjo kërkesë për shtyrje afati nxjerr në pah një kontrast të fortë mes retorikës madhështore të aktivistëve dhe paaftësisë logjistike e mbështetjes reale në komunitet. 

Në kërkesën drejtuar KQZ-së, komiteti arsyeton se "Duke ju referuar sfidave me te cilat procesi i grumbullimit te firmave është duke u perballur...".

 Por cilat janë këto "sfida"? Kur organizatat hyjnë në një sipërmarrje të tillë, supozohet se e njohin territorin dhe e dinë paraprakisht çfarë do të thotë të grumbullosh 20.000 firma. Nëse një iniciativë nuk arrin dot të grumbullojë nënshkrimet brenda 3 muajve të përcaktuar me ligj, pikëpyetja nuk bie mbi ligjin apo stinën, por mbi aftësinë e vetë nismëtarëve për të frymëzuar e mobilizuar qytetarët.

Pjesa më ironike e kërkesës vjen te mënyra se si iniciativa përpiqet ta shesë shtyrjen e kohës jo si paaftësi për të mbledhur firmat, por si një mision të lartë arsimor:

"duke e vleresuar kete proces si nje mundesi efektive per zhvillimin, krahas tij dhe bashke me te edhe te procesit per informimin e publikut, nxitjen e qytetarve per pjesemarrje ne proceset vendmmarrese dhe ligjvenese dhe edukimin qytetar..."

 Në vend që të paraqiten me bilancin e firmave të mbledhura, ato i kërkojnë institucionit më shumë kohë për të bërë "bashkëbisedimin dhe komunikimin me ta, për të gjeneruar efekte nxitëse për pjesëmarrje, presion pozitiv qytetar...".

Iniciativa të tilla shpesh zënë hapësirën publike, konsumojnë energji institucionale, burokraci dhe vëmendje mediatike, duke u vetëshpallur si "zëri i popullit". Por kur vjen puna te bilanci konkret, përfaqësimi rezulton të jetë fiktiv. Nëse një komitet i tërë intelektualësh e aktivistësh nuk arrin të krijojë dot impulse e të bindë qytetarët për të hedhur një firmë mbi një projektligj për Kodin Zgjedhor, atëherë shoqëria civile duhet të bëjë një vetëreflektim të thellë: A përfaqësojnë ata vërtet interesin e komunitetit, apo thjesht po mbajnë gjallë doza të brendshme burokratike pa asnjë ndikim real në terren?

Ngelet për tu parë nëse KQZ do ta miratojë kërkesën e grupit nismëtar të përbërë nga: Kristaq Kume, Andi Tepelena, Edlira Çepani, Edmond Çata, Etleva Merko, Gerta Meta, Ilir Aliaj, Rezearta Çaushaj,  Rigels Xhemollari dhe Silvana Bello.

Lexo gjithashtu

Video

Bojkoti i administratës gjyqësore për rrogat e padekretuara të gushtit është zgjeruar nga Tirana në Vlorë, Fier dhe Lushnjë, duke pezulluar shërbimet me përjashtim të masave të sigurisë. Drejtuesit e institucioneve të drejtësisë kanë thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të gjyqtarëve për t'i kërkuar ndërhyrje Kuvendit. Edhe Prokurori i Përgjithshëm mblodhi drejtuesit e prokurorive dhe përfaqësuesit e KLP për të kërkuar zgjidhje të shpejt nga Kuvendi. Ndërsa të vetmit që nuk kanë reaguar për situatën e krijuar janë përfaqësuesit e SPAK..

Aktivizëm apo përndjekje? Përplasja mes protestuesve dhe deputetes Iris Luarasi.

Vijon bojkoti i administratës së Gjykatës së Tiranës, Dhoma Civile, për shkak të problematikës me pagat. Edhe sot, qytetarët nuk do të marrin shërbime.

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mëngjesin e sotëm në karburantin “EiDA”, në zonën e Brrylit në Tiranë, duke shkaktuar plagosjen e tre punonjësve dhe dëme të mëdha materiale. Dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një bombol gazi në ambientet ku furnizohen automjetet. Si pasojë e forcës së shpërthimit është shembur një godinë njëkatëshe e karburantit. Policia ka bllokuar unazën dhe banorët nuk lejohen të hyjnë në banesa. Po ashtu as punonjësit e institucioneve përreth

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme