Rajoni 9 September 2026, 13:17 Nga VNA

Albulena Haxhiu zgjidhet në krye të Kuvendit të Kosovës, përplasje për nënkryetarin serb

Ndaje në Whatsapp

vfddfvd.jpg

Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës, duke marrë 62 vota pro. Kundër kandidaturës së saj votuan 16 deputetë, ndërsa 13 abstenuan.

Haxhiu ushtron njëkohësisht edhe detyrën e presidentes në detyrë të Kosovës që prej 5 prillit, funksion të cilin do ta mbajë deri në zgjedhjen e presidentit të ri. Ajo ka drejtuar edhe legjislaturën e dhjetë të Kuvendit, e cila u shpërnda më 1 korrik 2026.

Pas zgjedhjes së kryetares, seanca vijoi me procedurën për nënkryetarët. Vetëvendosje propozoi Ardian Golën, PDK-ja Vlora Çitakun, ndërsa LDK-ja Kujtim Shalën.

Debatet nisën gjatë propozimeve që u përkasin komuniteteve joshumicë. Lista Serbe paraqiti kandidaturën e saj, ndërsa deputeti Igor Simiq deklaroi se propozimi bëhej “në emër të popullit serb”. Nga komunitetet e tjera joshumicë u propozua Emilja Rexhepi.

Haxhiu kërkoi nga administrata e Kuvendit verifikimin nëse formula e propozuar është në përputhje me Kushtetutën, duke paralajmëruar se në të kundërt do të ndiqet procedura e përcaktuar nga rregullorja.

Deklarata e Simiqit solli reagimin e deputetes së Vetëvendosjes, Donika Gërvalla, e cila e cilësoi atë “skandaloze” dhe “të papranueshme”.

“Nuk ka popull serb në Kosovë, veç komunitet serb. Populli serb zgjedhjet i ka në Serbi, më 25 tetor”, shkroi Gërvalla në Facebook.

Në seancë morën pjesë LDK dhe PDK, ndërsa Aleanca e bojkotoi atë, duke argumentuar se nuk dëshironte të legjitimonte atë që e konsideron shkelje të Kushtetutës.

Seanca, me 102 deputetë të pranishëm, erdhi pas disa përpjekjeve të pasuksesshme për konstituimin e Kuvendit. Sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, procesi duhej të përfundonte brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve, afat që kishte skaduar më 7 gusht.

Konstituimi i Kuvendit i hap rrugë procesit për formimin e qeverisë së re dhe më pas zgjedhjes së presidentit të Kosovës.

Vetëvendosje ka deklaruar se disponon 61 votat e nevojshme për formimin e qeverisë, ndërsa më e komplikuar paraqitet situata për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Marrëveshja me LDK-në për kandidaturën e Bekim Sejdiut është vënë në pikëpyetje, pasi gjashtë deputetë të kësaj partie kanë dalë kundër.

Aktualisht, Vetëvendosje ka 53 deputetë dhe mbështetjen e 10 deputetëve të komuniteteve joshumicë. Së bashku me deputetët e LDK-së që mbështesin marrëveshjen, votat arrijnë në 74, ndërsa PDK dhe Aleanca nuk kanë dhënë mbështetje për kandidaturën e Sejdiut.

Sipas Kushtetutës, presidenti zgjidhet me 80 vota në dy raundet e para. Nëse kjo shumicë nuk sigurohet, në raundin e tretë nevojiten 61 vota, por votimi mund të zhvillohet vetëm nëse në sallë janë të pranishëm të paktën 80 deputetë.

Albin Kurti ka deklaruar se bisedimet me forcat politike do të vijojnë, me synimin për të siguruar votat e nevojshme për presidentin e ri dhe për të shmangur një tjetër proces zgjedhor.

Video

Bojkoti i administratës gjyqësore për rrogat e padekretuara të gushtit është zgjeruar nga Tirana në Vlorë, Fier dhe Lushnjë, duke pezulluar shërbimet me përjashtim të masave të sigurisë. Drejtuesit e institucioneve të drejtësisë kanë thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të gjyqtarëve për t'i kërkuar ndërhyrje Kuvendit. Edhe Prokurori i Përgjithshëm mblodhi drejtuesit e prokurorive dhe përfaqësuesit e KLP për të kërkuar zgjidhje të shpejt nga Kuvendi. Ndërsa të vetmit që nuk kanë reaguar për situatën e krijuar janë përfaqësuesit e SPAK..

Aktivizëm apo përndjekje? Përplasja mes protestuesve dhe deputetes Iris Luarasi.

Vijon bojkoti i administratës së Gjykatës së Tiranës, Dhoma Civile, për shkak të problematikës me pagat. Edhe sot, qytetarët nuk do të marrin shërbime.

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mëngjesin e sotëm në karburantin “EiDA”, në zonën e Brrylit në Tiranë, duke shkaktuar plagosjen e tre punonjësve dhe dëme të mëdha materiale. Dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një bombol gazi në ambientet ku furnizohen automjetet. Si pasojë e forcës së shpërthimit është shembur një godinë njëkatëshe e karburantit. Policia ka bllokuar unazën dhe banorët nuk lejohen të hyjnë në banesa. Po ashtu as punonjësit e institucioneve përreth

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme