Kronika 9 September 2026, 13:30 Nga VNA

Vdekja e punëtorit në Tropojë/ Pas denoncimit të VNA, arrestohen drejtori i Shërbimeve Publike dhe drejtuesi teknik

Ndaje në Whatsapp

ChatGPT Image Sep 9, 2026, 01_30_43 PM.png

Një ditë pas denoncimit të VNA për kushtet në të cilat humbi jetën një punonjës i Bashkisë Tropojë gjatë vendosjes së një shtylle ndriçimi, Policia ka ndaluar dy zyrtarë të institucionit, të dyshuar për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Bëhet fjalë për Ndirçim Gjocaj, 36 vjeç, me detyrë drejtor i Drejtorisë së Turizmit, Shërbimeve Publike dhe Transportit, si dhe Gëzim Hasanpapaj, 60 vjeç, drejtues teknik i punimeve. Të dy, banues në Bajram Curri, dyshohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Ndalimi i tyre është kryer në kuadër të hetimeve të drejtuara nga Prokuroria për ngjarjen e 8 shtatorit, në rrugën e Dobravës, pranë fshatit Bujan, ku katër punonjës të Sektorit të Shërbimeve të Bashkisë Tropojë ranë në kontakt me rrymën elektrike.

“Në vijim të këtyre veprimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë, nga grupi i posaçëm hetimor i ngritur me qëllim sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave dhe përgjegjësive të lidhura me rastin e ndodhur më datë 08.09.2026, rreth orës 10:00, në afërsi të fshatit Bujan, në rrugën e Dobravës, ku 4 punonjës të Sektorit të Shërbimeve të Bashkisë Tropojë ranë në kontakt me rrymën elektrike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë ndaluan për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’, shtetasit:

-N. Gj., 36 vjeç, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Turizmit, Shërbimeve Publike dhe Transportit, dhe G. H., 60 vjeç, me detyrë Drejtues Teknik i punimeve, të dy banues në Bajram Curri.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 4 punonjës të Sektorit të Shërbimeve të Bashkisë Tropojë, të cilët po mbanin një shtyllë për ndriçim, për ta vendosur në bazament, kanë humbur ekuilibrin dhe për pasojë shtylla ka prekur telat dhe e ka përcjellë rrymën te 4 shtetasit. Nga kjo ngjarje, humbi jetën shtetasi M. S. dhe u dëmtuan shtetasit A. D., I. D. dhe A. A., të cilët u transportuan për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën”, njofton Policia.

Ngjarja ndodhi teksa katër punonjësit po vendosnin në bazament një shtyllë ndriçimi në anë të rrugës. Sipas Policisë, ata humbën ekuilibrin dhe shtylla preku telat elektrikë, duke përcjellë rrymën te punëtorët. Muhamet Sylisufaj, 59 vjeç, humbi jetën, ndërsa tre kolegët e tij morën ndihmë mjekësore.

Një ditë më parë, VNA denoncoi kushtet në të cilat po kryheshin punimet, duke ngritur pikëpyetje mbi respektimin e rregullave të sigurisë teknike dhe faktin që punonjësit po vendosnin manualisht shtyllën metalike rreth 8 metra të gjatë, pranë linjës elektrike.

VNA kërkoi që Policia dhe Prokuroria të hetonin përgjegjësitë për organizimin e punimeve dhe personat që kishin urdhëruar kryerjen e tyre në këto kushte. Një ditë më pas, hetimet kanë çuar në ndalimin e drejtorit të Shërbimeve Publike dhe drejtuesit teknik të punimeve.

Video

Bojkoti i administratës gjyqësore për rrogat e padekretuara të gushtit është zgjeruar nga Tirana në Vlorë, Fier dhe Lushnjë, duke pezulluar shërbimet me përjashtim të masave të sigurisë. Drejtuesit e institucioneve të drejtësisë kanë thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të gjyqtarëve për t'i kërkuar ndërhyrje Kuvendit. Edhe Prokurori i Përgjithshëm mblodhi drejtuesit e prokurorive dhe përfaqësuesit e KLP për të kërkuar zgjidhje të shpejt nga Kuvendi. Ndërsa të vetmit që nuk kanë reaguar për situatën e krijuar janë përfaqësuesit e SPAK..

Aktivizëm apo përndjekje? Përplasja mes protestuesve dhe deputetes Iris Luarasi.

Vijon bojkoti i administratës së Gjykatës së Tiranës, Dhoma Civile, për shkak të problematikës me pagat. Edhe sot, qytetarët nuk do të marrin shërbime.

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mëngjesin e sotëm në karburantin “EiDA”, në zonën e Brrylit në Tiranë, duke shkaktuar plagosjen e tre punonjësve dhe dëme të mëdha materiale. Dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një bombol gazi në ambientet ku furnizohen automjetet. Si pasojë e forcës së shpërthimit është shembur një godinë njëkatëshe e karburantit. Policia ka bllokuar unazën dhe banorët nuk lejohen të hyjnë në banesa. Po ashtu as punonjësit e institucioneve përreth

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme