Politika 22 July 2026, 15:03 Nga VNA

Pas muajsh në tryezë me PS, PD del kundër reformës territoriale: Berisha paralajmëron protesta në të gjithë Shqipërinë

Ndaje në Whatsapp
Pas muajsh në tryezë me PS, PD del kundër reformës

Pas muajsh pjesëmarrjeje në Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale, ku bashkëkryesoi procesin, zhvilloi dëgjesa publike dhe punoi për hartimin e një projekti, Partia Demokratike tashmë deklaron se nuk është dakord me mënyrën se si po ecën reforma.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka ndërprerë në mënyrë të njëanshme procesin sapo pa se reforma po shkonte drejt një zgjidhjeje të bazuar, sipas tij, në interesin e qytetarëve.

Berisha vlerësoi punën e përfaqësuesve demokratë në komision, duke veçuar nënkryetarin e PD-së, Luçiano Boçi.

“Zoti Boçi dhe anëtarët tanë të komisionit kanë bërë një punë të shkëlqyer. Kanë bërë një punë jashtëzakonisht serioze. Kanë përgatitur një projekt shumë të mirë, por në mënyrë të befasishme Ramaduro ndërpreu procesin”, deklaroi ai.

Sipas Berishës, procesi nuk kishte përfunduar ende, pasi mungonin konsultimet në disa qarqe, përfshirë Tiranën, si edhe ekspertiza e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës.

Kreu i demokratëve paralajmëroi reagim politik dhe qytetar ndaj reformës.

“Do ta ngremë në këmbë të gjithë Shqipërinë. Nuk mund ta bëjë këtë vend si çifligun e tij personal”, u shpreh Berisha.

Në fjalën e tij, ai u ndal edhe te ndërhyrjet e qeverisë në Theth, duke akuzuar Ramën për shkatërrimin e banesave të banorëve dhe dëmtimin e turizmit në zonë.

Sipas Berishës, kryeministri do të mbajë përgjegjësi për këto veprime.

Deklaratat e kreut të PD-së shënojnë një ndryshim të fortë qëndrimi të opozitës ndaj reformës territoriale, pasi për muaj me radhë përfaqësuesit e saj ishin pjesë e procesit, bashkëkryesuan komisionin parlamentar dhe morën pjesë në dëgjesat publike për hartimin e ndryshimeve.

Video

Betonierja përplas një “Volkswagen” te rrethrrotullimi i TEG-ut dhe bie nga mbikalimi në autostradë. Dy persona humbin jetën, ndërsa shoferi i automjetit mbetet i plagosur dhe po trajtohet në spital. Dyshohet se mjeti i tonazhit të rëndë hyri me shpejtësi në rrethrrotullim dhe nuk respektoi përparësinë. Policia po heton shkaqet e aksidentit, që mund të kishte sjellë pasoja edhe më të rënda.

Dita e 53 e protestës, nis marshimi drejt kryeministrisë

Pamje të reja nga aksidenti pranë TEG! Mjeti që u përplas me betonieren totalisht i shkatërruar

Receta e deputetit për t'i shpëtuar inflacionit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme