Politika 22 July 2026, 11:34 Nga VNA

Gogu: Burgu i Shënkollit do të kthehet në institucion të shëndetit mendor, 2 300 persona përfituan nga amnistia

Ndaje në Whatsapp
Gogu: Burgu i Shënkollit do të kthehet në institucion të

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka bërë të ditur se burgu i Shënkollit në Lezhë do të transformohet në një institucion të specializuar të shëndetit mendor për të dënuarit, një projekt që sipas tij do të kërkojë disa vite për t’u realizuar.

Gjatë një konference për shtyp, Gogu tha se institucioni do të shërbejë për trajtimin e të dënuarve me probleme të shëndetit mendor, sipas standardeve që zbatohen në vendet europiane.

“Kemi një plan dhe do të jetë institucion i shëndetit mendor. Atje do të trajtohen të dënuarit ashtu siç trajtohen të dënuarit që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor në çdo vend europian. Do të marrë disa vjet”, deklaroi ai.

Ministri shtoi se Ministria e Drejtësisë synon gjithashtu të rrisë sigurinë në institucionet e vuajtjes së dënimit dhe të zgjerojë programet e rehabilitimit.

Gogu njoftoi gjithashtu masa të reja për përmirësimin e shërbimit në Agjencinë e Trajtimit të Pronave. Sipas tij, drejtori i përgjithshëm do të presë qytetarët dy ditë në javë: çdo të mërkurë për çështjet e kompensimit të pronës dhe çdo të enjte për njohjen e pronësisë.

“Çdo të mërkurë, të gjithë ata që kanë problem me Agjencinë e Trajtimit të Pronave, drejtori ju pret për kthimin e kompensimit dhe të enjteve për njohjen e pronësisë. Drejtori i Përgjithshëm ka hartuar një plan për shërbimin ndaj qytetarëve dhe e dimë fare mirë që është një nga ato tema që çdo familje ka përjetim të hidhur”, tha ai.

Sa i përket amnistisë penale që u zbatua më 15 korrik, ministri bëri të ditur se 2 300 persona kanë përfituar. Ai theksoi se kriteret janë miratuar nga Kuvendi dhe se nga amnistia janë përjashtuar personat e dënuar për krim të organizuar, korrupsion, vrasje në rrethana cilësuese dhe terrorizëm.

Gogu shtoi se shtatë të miturit e liruar po mbështeten me programe individuale riintegrimi.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme