Politika 21 July 2026, 16:30 Nga VNA

Koçeku "zgjohet" për mjedisin pas largimit nga PS, gati platforma politike për mbrojtjen e natyrës

Ndaje në Whatsapp

fvdvvfdvfd.jpg

Pasi u shkëput nga Partia Socialiste dhe tashmë mban statusin e deputetes së pavarur, Marjana Koçeku duket se ka vendosur ta kthejë mbrojtjen e mjedisit në boshtin kryesor të angazhimit të saj politik.

Deputetja bëri të ditur se po punon për një platformë politike, e cila sipas saj do të ketë në qendër mirëqenien e qytetarëve, duke e lidhur atë drejtpërdrejt me mbrojtjen e natyrës dhe mjedisit. Sipas Koçekut, ajo është aktualisht e vetmja në Kuvend që e mbron këtë kauzë.

"Si deputete e pavarur po punoj për një platformë politike ku do të ketë disa pika kryesore që në thelb kanë mirëqenien e qytetarëve shqiptarë. Mendoj se thelbi i kësaj mirëqenieje është lidhja që kemi me mjedisin dhe natyrën", u shpreh ajo.

Koçeku tha se, përveç fatkeqësive natyrore, dëmet ndaj mjedisit vijnë edhe nga ligje që, sipas saj, favorizojnë shkatërrimin e natyrës në interes të një pakice. Ajo theksoi se mirëqenia nuk matet vetëm me përfitimin ekonomik, por edhe me cilësinë e ujit, tokës, pyjeve dhe burimeve natyrore.

"Çdo lumë dhe mal i humbur është humbje kombëtare dhe çdo tokë e shitur është humbje. Të jesh shqiptar i mirë nuk do të thotë të mbash një flamur, por të mbrosh dhe t'i dalësh zot asaj që na është trashëguar", deklaroi deputetja.

Megjithatë, vlen tëtheksohet se gjatë 13 viteve në pushtet të socialistëve, nuk kanë munguar denoncimet për leje ndërtimi, projekte dhe vendimmarrje që konsiderohen në dëm të mjedisit. Ndërsa Koçeku duket se këtë nuk e ka vënë re kur pranoi t’i bashkohej socialistëve për t’u bërë deputete dhe mbrojtjen e natyrës e ka kthyer në prioritet politik vetëm pasi u shkëput nga mazhoranca dhe mori statusin e deputetes së pavarur.

Teksa flet për ligje që, sipas saj, favorizojnë "shkatërrimin e natyrës" në interes të një grupi të vogël njerëzish, deputetja nuk përmend asnjë emër konkret, kompani apo përgjegjës institucional që, sipas saj, kanë përfituar nga këto politika. Për momentin, platforma e re duket se ka identifikuar problemin, por jo autorët e tij.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme