Politika 20 July 2026, 14:38 Nga VNA

Mesazhi i heshtur i deputetëve Xhafaj dhe Strazimiri: më mirë me kufje se me shefin

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-07-20 at 2.37.17 PM (1).jpeg

Një detaj pikant u vu re gjatë seancës së sotme parlamentare. Pikërisht në momentet kur në foltore flisnin kryetarët e grupeve parlamentare, Taulant Balla dhe Gazment Bardhi, disa nga deputetët e tyre zgjodhën të vendosnin kufjet.

Në radhët e PS-së u pa Fatmir Xhafaj, ndërsa në anën e PD-së Gent Strazimiri. Të dy, ndërsa shefat e grupeve të tyre mbanin fjalën, dukeshin më të përqendruar te ajo që dëgjonin në kufje sesa te fjalimi që zhvillohej në sallë.

Ndoshta nuk ka asgjë për t’u habitur. Mund të kenë qenë duke ndjekur ndonjë telefonatë, përkthimin simultan apo ndonjë çështje urgjente. Ose ndoshta, fare thjesht, kishin gjetur diçka më interesante për të dëgjuar sesa fjalimet e drejtuesve të grupit të tyre.

Në fund, mbetet vetëm një pyetje ironike: nëse edhe deputetët e grupit nuk i dëgjojnë me shumë interes kryetarët e tyre, atëherë kujt po i drejtohen realisht këto fjalime?

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme