Politika 19 July 2026, 16:00 Nga VNA

Pas “rebelimit” të disa deputetëve, PD rishqyrton bojkotin e Kuvendit

Ndaje në Whatsapp
Pas “rebelimit” të disa deputetëve, PD rishqyrton bojkotin

Partia Demokratike duket se po rishikon qëndrimin për bojkotin e Kuvendit, vetëm pak ditë pasi në publik u bënë të njohura mesazhet e disa deputetëve demokratë, mes tyre Jorida Tabaku dhe Bujar Leskaj, të cilët kërkonin shpjegime për vendimin e mungesës në seancën plenare të së enjtes.

Përplasjet brenda grupit parlamentar duket se kanë sjellë reflektim në drejtimin e partisë. Kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, ka njoftuar deputetët se të hënën, më 20 korrik, në orën 11:00, do të zhvillohet një mbledhje e grupit parlamentar, vetëm një orë para nisjes së seancës plenare, ku do të merret vendimi përfundimtar nëse opozita do të marrë pjesë apo jo.

Në mesazhin drejtuar deputetëve, Bardhi u kërkon atyre të jenë të përgatitur për çdo skenar.

“Të hënën, datë 20 korrik, ora 11:00 do të zhvillojmë mbledhje të Grupit Parlamentar të PD, në seli. Është caktuar seancë plenare në orën 12:00. Përgatitemi në çdo rast për seancën, që të jemi gati nëse grupi parlamentar vendos të marrë pjesë”, thuhet në njoftimin e Bardhit.

Demokratët bojkotuan seancat parlamentare që prej 2 korrikut, në të njëjtën ditë kur protestuesit qytetarë rrethuan Kuvendin. Vendimi u shoqërua me pakënaqësi brenda radhëve të opozitës, ku disa deputetë kundërshtuan lënien bosh të sallës së Parlamentit.

Ndërkohë, të hënën pritet të zhvillohet edhe protesta e radhës e qytetarëve, ndërsa Kuvendi do të mbyllë punimet përpara pushimeve verore.

Sipas të dhënave të Partisë Demokratike, gjatë këtij sesioni parlamentar opozita depozitoi 66 nisma ligjore, por asnjëra nuk u miratua nga shumica socialiste. Po ashtu, sipas demokratëve, u refuzuan 12 kërkesa për interpelancë, kryesisht me kryeministrin Edi Rama, si edhe kërkesat për ngritjen e komisioneve hetimore.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme