Politika 17 July 2026, 21:18 Nga VNA

Dita e 48 e protestës, thirrje për pjesëmarrje në protestën e 23 korrikut para Parlamentit

Ndaje në Whatsapp
Dita e 48 e protestës, thirrje për pjesëmarrje në

Protesta ka vijuar sot në ditën e saj të 48. Mijëra qytetarë janë mbledhur para kryeministrisë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. 

Këtë të premte kanë rikthyer thirrjen për pjesën tjetër të qytetarëve për t’u mbledhur në 23 korrik në orën 8.30 të mëngjesit në sheshin ‘Skënderbej’ dhe për t’u zhvendosur më pas drejt Parlamentit ku zhvillohet dhe seanca e fundit parlamentare. 

Qytetarët janë shprehur se do të jetë dita e fundit e qeverisë por dhe Parlamentit. 

Gjithashtu nuk kanë munguar thirrjet për Prokurorinë e Posaccme për të goditur korrupsionin e qeverisë dhe kryeministrit dhe marrjen të pandehur të këtij të fundit. 

Ndërkohë nesër pritet të ngrihet dhe Kuvendi Kombëtar i protestës. Në orën 12.00 është lajmëruar dhe mbledhja e parë e këtij kuvendit në Hotel Tirana. 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme