Politika 17 July 2026, 14:18 Nga VNA

Plasin të qeshurat në Komisionin e Ligjeve, zëvendësministri kërkon leje edhe për të shkuar në tualet

Ndaje në Whatsapp

fgfggfg.PNG

Një moment pikant është shënuar gjatë mbledhjes së Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, ku i pranishëm ishte zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Martin Kajo.

Teksa kryetari i komisionit, Ulsi Manja, po përgatitej të hidhte në votim projektligjin për “Treguesit gjeografikë për produktet artizanale dhe industriale”, Kajo ndërhyri për të kërkuar leje që të largohej për pak çaste për në tualet.

“Mund të dal një sekond, kryetar, ndërkohë që miratoni...”, u shpreh zëvendësministri, duke shkaktuar të qeshura mes të pranishmëve në sallë.

Zëvendësministri tregoi një korrektësi të pazakontë, duke kërkuar autorizim nga kryetari i komisionit edhe për një nevojë kaq personale.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme