Politika 16 July 2026, 10:39 Nga VNA

Elisa Spiropali rikthehet tek Rama, kërkon një "marrëveshje të re", dorëzon mocionin në Asamblenë e PS

Ndaje në Whatsapp

Pas kritikave të pamendueshme prej saj ndaj Edi Ramës, dhe pas paralajmërimeve të këtij të fundit, se do ta përjashtonte edhe nga partia, siç bëri nga qeveria, Elisa Spiropali ka reflektuar, dhe është kthyer tek Edi Rama me një dokument në dorë.

Partia Socialiste pritet të nisë një debat të brendshëm për reformimin dhe hapjen e saj. Deputetja socialiste Elisa Spiropali i është përgjigjur thirrjes së kryeministrit Edi Rama për hartimin e një "marrëveshjeje të re për Shqipërinë", duke dorëzuar zyrtarisht një mocion në Asamblenë Kombëtare të partisë.

Në një prononcim për mediat menjëherë pas dorëzimit të dokumentit, Spiropali sqaroi se ky projekt-propozim synon të jetë një platformë e hapur që do të kanalizojë energjitë e partisë drejt problemeve reale të qytetarëve.

Sipas Spiropalit, ky mocion nuk është një nismë personale apo e izoluar, por një ftesë e hapur për dialog brenda të gjithë strukturave të forcës më të madhe qeverisëse në vend.

“Sapo dorëzova në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste mocionin për hapjen e debatit për marrëveshjen e re për Shqipërinë. Nga ana ime premtimi u mbajt dhe iu përgjigja thirrjes së kryetarit. Nuk është vetëm një dokument imi, është i hapur për të gjithë anëtarët e PS. Ia kam drejtuar kryetarit të PS, anëtarëve, kryeministrit dhe Asamblesë. Do të jetë e hapur sepse çdo marrëveshje për Shqipërinë s’mund të hartohet nga 1 apo 10 individë por të shprehë vullnetin e shumicës shqiptare që in këtë moment kërkon më shumë përfaqësim, demokraci, drejtësi shoqërore, marrëdhënie më të drejtë mes shtetit dhe qytetarit, model ekonomik që i përgjigjet nevojave dhe të rinjtë që janë në pararojë të kërkesave për ndryshim, janë ata që presin më shumë na ne dhe unë kam gjithë besimin që kjo shumicë qeverisëse dhe PS i ka të gjitha mundësitë për t’iu përgjigjur kësaj kërkese,” u shpreh ajo.

E pyetur nëse kjo lëvizje tregon shenja të ndonjë përçarjeje apo krijimi fraksionesh brenda kampit rozë, deputetja e hodhi poshtë këtë skenar, duke theksuar se qëllimi është pikërisht i kundërti.

“Kjo s’është kërkesë për fraksion apo përçarje, është kërkesë për bashkim të të gjithë energjive progresiste të PS. Ne duhet t’u përgjigjemi qytetarëve jo me arrogancë, por me përulësi duke i dëgjuar dhe kanalizuar në rrugë edhe institucionale kërkesave të tyre,” sqaroi Spiropali.

Një tjetër pikë me rëndësi e këtij mocioni, e konfirmuar edhe nga vetë Spiropali  lidhet me çështjet e personave që përballen me drejtësinë. Edhe pse nuk preferoi të jepte detaje të hollësishme para publikimit të plotë të dokumentit, ajo pranoi se ky mbetet një prioritet i rëndësishëm.

“Po, edhe drejtësia adresohet. Është një nga çështjet kryesore. Ka qenë një nga krenaritë tona dhe duhet të vazhdojë të jetë,” përfundoi Spiropali, duke lënë të kuptohet se pikat specifike do të zbardhen shumë shpejt.

Video

Dita e 47 e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Shkodër/ Pamje nga momenti i konfliktit me thikë në Poliklinikën “Vasil Shanto” Këto janë pamjet e momentit kur ndodhi konflikti në ambientet e Poliklinikës së lagjes “Vasil Shanto” në Shkodër, ku mbeti i plagosur me thikë 32-vjeçari Vildan Kepëca. Sipas Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 11:30, pas një konflikti për motive të dobëta, ku dyshohet se Arvin Fregjaj e ka plagosur me thikë 32-vjeçarin.

Dita e 47 e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin ‘Skënderbej’

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme