Politika 16 July 2026, 10:36 Nga VNA

Nis seanca plenare në Kuvend, opozita vijon bojkotin, parlamenti rrethohet sërish nga policia

Ndaje në Whatsapp
Nis seanca plenare në Kuvend, opozita vijon bojkotin, parlamenti rrethohet

Ka nisur seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Në rendin e ditës është parashikuar zhvillimi i një interpelance me ministrin e Financave, Petrit Malaj, e kërkuar nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.

Deputetët do të shqyrtojnë gjithashtu një sërë projektligjesh, si edhe raportet për vlerësimin e veprimtarisë së disa institucioneve përgjatë vitit 2025.

Ndërkohë, opozita e ka bojkotuar edhe këtë seancë plenare, në vijim të qëndrimit të mbajtur gjatë seancës së së hënës.

Jashtë ambienteve të Kuvendit janë marrë masa të shtuara sigurie. Në oborrin para Parlamentit janë vendosur forca të shumta policore, si edhe autobote me ujë, ndërsa deri në nisjen e seancës nuk janë konstatuar protestues në zonë.

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme