Politika 15 July 2026, 18:07 Nga VNA

Zgjedhjet në PD, Saimir Korreshi përballë Flamur Nokës 

Ndaje në Whatsapp
Zgjedhjet në PD, Saimir Korreshi përballë Flamur Nokës 

Partia Demokratike mbledh pasditen e sotme, në orën 18:00, Këshillin Kombëtar, ku pritet të zgjidhet ekipi i ri drejtues që do të asistojë kryetarin e partisë.

Sipas informacioneve të siguruara, në garën për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së do të përballen Flamur Noka dhe Saimir Korreshi.

Ndërkohë, gara për postet e nënkryetarëve do të zhvillohet mes disa emrave të propozuar. Për një nga postet do të përballen Luciano Boçi dhe Belind Këlliçi, ndërsa për një tjetër Erisa Bajazhi dhe Nikola Kedhi.

Gjithashtu, mësohet se Fjoralba Dizdari do të jetë kandidate për postin e Sekretares për Integrimin.

Mbledhja e Këshillit Kombëtar pritet të përcaktojë strukturën e re drejtuese të Partisë Demokratike dhe rolet kyçe brenda saj.

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme