Politika 14 July 2026, 15:18 Nga VNA

Rikthehet Elisa dhe i turret ministres serbe: Një monstër që glorifikon krimet, barbarizëm

Ndaje në Whatsapp

Deputetja e Partisë Socialiste dhe ish-kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali është rikthyer në skenën publike, jo për të sjellë Platformën për Shqipërinë e re që i kishte premtuar Edi Ramës dhe protestuesve, por për të mbrojtur shqiptarët nga agresioni serb. 

Ajo ka reaguar me tone të ashpra pas deklaratës së ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviç. Kjo e fundit deklaroi se, nëse do të kishte qenë në vendin e ish-presidentit serb Sllobodan Millosheviç në vitin 1998, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.

Spiropali e ka cilësuar deklaratën e ministres serbe si një shpërfaqje të pastër barbarizmi dhe një fyerje të rëndë ndaj kujtesës së viktimave të luftës. Ajo ka kërkuar që faktori ndërkombëtar dhe vetë Serbia të mbajnë qëndrim ndaj kësaj gjuhe që rrezikon paqen në rajon.

“E pabesueshme të dëgjosh nga një ministre e një qeverie të një vendi që aspiron integrimin europian të shprehë pa asnjë drojë keqardhjen se në Kosovë nuk u vranë mjaftueshëm fëmijë, gra, burra e të moshuar. Zoti e ruajt këtë monstër që duartroket dhe glorifikon krimet,” shkruan deputetja në reagimin e saj.

Sipas saj, ky qëndrim nuk mund të tolerohet apo të kalohet si një thjesht një qëndrim ndryshe.

“Ky nuk është mendim politik. Ky është barbarizëm verbal.”

Ish-kryetarja e Kuvendit ka vënë theksin te nevoja për një reagim të prerë nga ana e Bashkimit Europian, duke nënvizuar se vlerat europiane nuk mund të bashkëjetojnë me thirrjet për gjenocid dhe spastrim etnik.

“Europa nuk mund ta dëgjojë këtë gjuhë dhe të heshtë. Kush justifikon ose shpreh keqardhje për krime që nuk u kryen në përmasa edhe më të mëdha, nuk mund të jetë partner i vlerave europiane, duhet të mbajë përgjegjësi politike dhe institucionale, por më së shumti humane.”

Duke kujtuar sakrificën e popullit të Kosovës për liri, Spiropali shtoi se mbrojtja e kujtesës historike është detyrë e vetë Europës:

“Kosovës nuk ia fali kush Lirinë. Kosova Lirinë e fitoi me gjak. Është në nderin dhe detyrën e Europës të mbrojë kujtesën e viktimave, që përbën themelin e parimeve mbi të cilat është ndërtuar.”

Në mbyllje të reagimit të saj, deputetja dërgoi një mesazh të qartë edhe për Beogradin zyrtar, duke theksuar se rruga europiane e Serbisë kalon pashmangshmërisht përmes distancimit nga retorika e luftës dhe bashkëjetesës paqësore me fqinjët.

“Nëse Serbia rrugën drejt Bashkimit Europian e ka seriozisht, nuk mund të qëndrojë indiferente ndaj këtij makabriteti verbal që, më së paku, e turpëron, më së shumti ia rrezikon bashkëjetesën paqësore me fqinjët,” përfundon ajo.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme