Politika 13 July 2026, 21:05 Nga VNA

Shehaj u përgjigjet akuzave me foton e vilës së pushimeve: “Po, kjo është prona që shita për 15 milionë euro”

Ndaje në Whatsapp

fvffgbgb.PNG

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar ndaj debatit të krijuar mbi deklaratën e tij të pasurisë, ku rezulton se në shtator të vitit të kaluar ka shitur një pasuri të paluajtshme për 15 milionë euro. Në vend të një sqarimi teknik mbi vlerësimin e pronës, Shehaj publikoi një fotografi të vilës së tij të pushimeve në Itali, duke konfirmuar se bëhet fjalë pikërisht për atë pasuri.

“Po, kjo është vila ime e plazhit në Itali. Nuk është zbulim i Taos dhe as i mediave të tyre, por është deklarimi që vetë unë kam bërë. Pasuria ime e vënë me punë të ndershme. Jam krenar për çfarë kam arritur sepse partnerët e mi kanë qenë gjigandët si ‘Vodafone’ e ‘Google’. Kam punësuar mijëra të rinj, kam paguar taksa. Askush s’më ka falur asgjë dhe nuk kam asgjë për të fshehur,” shkruan Shehaj.

Reagimi vjen pasi nga deklarata e pasurisë rezulton se ai ka shitur një pasuri të përshkruar si truall dhe ndërtesë me sipërfaqe totale 251 m² për 15 milionë euro. Vlera e deklaruar ka ngritur pikëpyetje, ndërsa në të njëjtin dokument Shehaj deklaron blerjen e pronave të tjera në Itali me sipërfaqe shumë më të mëdha dhe me çmime dukshëm më të ulëta. Në fund të reagimit, ai sulmoi edhe kundërshtarët politikë, duke thënë se, ndryshe prej tyre, pasurinë e ka krijuar me biznes dhe punë të ndershme.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme