Politika 13 July 2026, 16:17 Nga VNA

Bardhi i përgjigjet Manjës: Kemi kallëzuar Ramën, jo Kanye West. Bëhu gati dhe ti për SPAK

Ndaje në Whatsapp

fvdfvd.jpg

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit socialist, Ulsi Manja, lidhur me kallëzimin penal që Partia Demokratike depozitoi këtë të martë në SPAK ndaj kryeministrit Edi Rama.

Sipas Bardhit, kallëzimi nuk ka të bëjë me këngëtarin Kanye West, por me kryeministrin Rama, për të cilin opozita pretendon se ka shpërdoruar detyrën në lidhje me akordimin e 4.2 milionë eurove nga buxheti i shtetit për organizimin e një koncerti privat.

Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Bardhi ironizon Manjën, duke thënë se ai "po luan rolin e budallait ose të servilit", ndërsa shton se deputeti socialist po deformon përmbajtjen e kallëzimit të opozitës.

"Ulsi, nuk kemi çuar në SPAK Kanin, por Edin. Sepse Edi ka shpërdoruar detyrën bashkë me 4.2 milionë euro para publike, të dhëna si pare xhepi për një koncert privat", shprehet Bardhi.

Më tej, deputeti demokrat ngre edhe dy pyetje publike drejtuar Manjës, duke e pyetur se çfarë lidhjeje ka me biznesmenin Paulin Rajta dhe nëse ka ndërhyrë pranë zëvendëskryeministres Belinda Balluku për t'i mundësuar këtij të fundit përfitimin e një hidrocentrali në qarkun Dibër.

Në vijim të reagimit, Bardhi pretendon se ndërhyrjet për dhënien e licencave në kundërshtim me ligjin përbëjnë vepër penale dhe paralajmëron Manjën se edhe ai mund të përballet me hetime nga Prokuroria e Posaçme.

Reagimi i Bardhit vjen pasi Partia Demokratike kallëzoi në SPAK kryeministrin Edi Rama, duke pretenduar se janë kryer shkelje ligjore në përdorimin e fondeve publike të destinuara për koncertin e Kanye West.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme