Politika 13 July 2026, 10:34 Nga VNA

PD bojkoton, Muçi përballë PS: Dridhuni nga populli! Balla: Ju jeni llum!

Ndaje në Whatsapp

Partia Demokratike ka bojkotuar seancën e sotme parlamentare me argumentin se PS po refuzon të dëgjojë kërkesat e protestuesve. 

Në këtë klimë relaksi, mazhoranca pati përballë vetëm opozitën e re, me partinë Lëvizja Bashkë dhe parinë Mundësia. 

Gjatë seancës plenare, deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, dhe kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, janë përfshirë në një debat të ashpër me tone akuzuese lidhur me përfaqësimin e popullit dhe legjitimitetin e protestave qytetare. Ndërsa Muçi ka paralajmëruar mazhorancën duke cituar Viktor Hygonë dhe duke bërë thirrje për tërheqjen të ligjeve të kontestuara, Balla i është përgjigjur me replika të ashpra, duke e cilësuar praninë e tij në sallë si aksidentale dhe duke sulmuar organizatorët politikë të protestës.

Redi Muçi, deputet, Lëvizja Bashkë: 

Me partinë në pushtet nuk duhet nënshkruar asnjë dokument, i cili nuk përfshin anulimin e ligjeve grabitqare për të cilat nisën protestat. 

Të dyja palët morën rrugën për në Strasburg për të luajtur letra, për të pirë verë apo për të takuar Fredi Belerin.

Thirrje Taulantit, që merr fotot e orës 7 nga protesta e tallet me protestuesit. Ki kujdes se nuk ke përballë më Saliun, por rininë shqiptare.

Sot ndoshta janë më pak se para disa javësh, por unë do të përgjigjem në emër të tyre, me një pjesë të Viktor Hygo. “Populli jam unë, sot ju po më shtypi, po me tallni, por mjafton që akulli të kriset, dhe gjithçka zthbëhet. Dridhuni!”

Taulant Balla, Kryetar i grupit, PS: 

Ti nuk ke të drejtë politike e morale të flasësh në emër të popullit. Në këtë sallë flet në emër të popullit shumica. Ti je thjesht dhe vetëm aksidentalisht në këtë sallë. Ti ke ardhur hajdutshe.

Unë nuk tallem me protestën, kur nisi ishte diçka e bukur që lindi nga kërkesa për mjedisin. Statuset e mia janë transparencë. Kur hyri Saliu, Gonia e Qorri, flamengot fluturuan dhe ngelën sorra si puna jote.

Si e shiti Gonia 15 milionë euro një apartament? Petët e byrekut po hapen. Flamingon nuk rrinë me llumin, ndaj ikën nga ju. Llum.  

 

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme