Politika 11 July 2026, 21:53 Nga VNA

Dita e 42-të e protestës, qytetarët: Nuk ndalemi pa u larguar Rama dhe Berisha

Ndaje në Whatsapp
Dita e 42-të e protestës, qytetarët: Nuk ndalemi pa u larguar

Lëvizja qytetare kundër klasës politike hyri në ditën e 42-të të protestës. Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë, ku përsëritën thirrjet për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, duke i konsideruar të dy përgjegjës për situatën politike dhe ekonomike në vend.

Gjatë tubimit, protestuesit theksuan se nuk do të tërhiqen deri në realizimin e kërkesave të tyre, ndërsa kërkuan pjesëmarrje më të madhe qytetare dhe mbështetje nga intelektualët.

Aktori Mehdi Malkaj akuzoi qeverinë se nuk ka mbajtur premtimet e saj për shëndetësinë, arsimin dhe mirëqenien e qytetarëve. “Ku është shëndetësia falas? Ku është arsimi model? Ku janë pensionistët që do të gëzonin?”, u shpreh ai, duke shtuar se protestuesit “kanë vrarë frikën”.

Nga ana tjetër, aktivisti Arbër Lleshi deklaroi se protesta do të vazhdojë deri në dorëheqjen e Edi Ramës. Ai kritikoi vendimin e qeverisë për financimin e koncertit të Kanye West me 4.2 milionë euro, ndërsa, sipas tij, infrastruktura dhe shërbimet për qytetarët mbeten të lëna pas dore. Lleshi akuzoi gjithashtu qeverinë për korrupsion dhe tha se Parlamenti është kthyer në një institucion të izoluar nga qytetarët.

Një tjetër protestues bëri thirrje për zgjerimin e lëvizjes, duke ftuar intelektualët t’i bashkohen protestës fizikisht dhe jo vetëm përmes deklaratave publike. “Jam i gatshëm të rri edhe 420 ditë të tjera derisa kjo klasë politike të largohet. Ky sistem nuk na përfaqëson”, u shpreh ai.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme