Politika 11 July 2026, 16:29 Nga VNA

PD drejt ekipit të ri: Gara për postet kyçe nis më 15 korrik, Berisha përballë zgjedhjeve që do të tregojnë ekuilibrat e rinj

Ndaje në Whatsapp
PD drejt ekipit të ri: Gara për postet kyçe nis më 15

Pasi priti disa javë për të kompletuar strukturën drejtuese të Partisë Demokratike pas zgjedhjes së kryesisë, Sali Berisha ka thirrur më 15 korrik, në orën 18:00, mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ku do të zgjidhen Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët, Sekretariati i PD-së dhe Komisioni i Apelimit.

Mbledhja pritet të jetë testi i parë real i ekuilibrave të rinj brenda partisë, pasi përmes emrave që do të propozohen dhe votohen do të kuptohet se cilët do të jenë njerëzit që do të mbajnë peshën politike dhe organizative të PD-së në muajt e ardhshëm.

Një nga sinjalet që vetë Berisha ka dhënë është se gratë do të kenë një rol më të rëndësishëm në drejtimin e partisë. Në këtë kuadër, një nga emrat që përflitet për postin e nënkryetares është Albana Vokshi. Nëse kjo kandidaturë konfirmohet dhe votohet, ajo do të largohej nga drejtimi i Forumit të Gruas së Partisë Demokratike, post që e mban prej rreth dy dekadash pa garë zgjedhore. Një zhvillim i tillë do t’i hapte rrugën për herë të parë pas shumë vitesh një procesi zgjedhor edhe për drejtimin e Forumit të Gruas.

Pikëpyetja më e madhe mbetet posti i Sekretarit të Përgjithshëm, një nga funksionet më të rëndësishme në organizimin e partisë. Në qarqet demokratike përmenden dy emra kryesorë: Flamur Noka dhe Belind Këlliçi.

Këlliçi ka rritur dukshëm profilin e tij politik gjatë muajve të fundit dhe konsiderohet nga shumë demokratë si një prej figurave me më shumë energji politike në opozitë. Megjithatë, nëse vendimi do të bazohet te modeli që Berisha ka ndjekur ndër vite, Flamur Noka mbetet favorit. Ai është një nga bashkëpunëtorët më të afërt dhe më besnikë të Berishës, duke gëzuar prej kohësh besimin e kryetarit të PD-së në momentet më të rëndësishme politike.

Përtej emrave, vendimet e 15 korrikut do të japin një sinjal të qartë për drejtimin që Berisha synon t’i japë Partisë Demokratike: nëse do të mbështetet kryesisht te bashkëpunëtorët e vjetër apo nëse do t’u japë më shumë hapësirë figurave të reja që kanë fituar peshë politike gjatë viteve të fundit. Për këtë arsye, mbledhja e Këshillit Kombëtar pritet të jetë shumë më tepër sesa një procedurë statutore; ajo do të jetë prova e parë e arkitekturës së re drejtuese të opozitës.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme