Politika 10 July 2026, 12:09 Nga VNA

Nga 1.5 miliardë euro te pemët e vitit 2001: Pas një çerek shekulli në pushtet, Rama ende mburret me sukseset e Bashkisë

Ndaje në Whatsapp
Nga 1.5 miliardë euro te pemët e vitit 2001: Pas një çerek

Kur Erion Veliaj ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, një nga argumentet që përsëriste më shpesh ishte numri i pemëve të mbjella. Në çdo kritikë për trafikun, ndërtimet apo betonizimin, përgjigjja përfundonte pothuajse gjithmonë te pemët. Tani, në një farë mënyre, duket se të njëjtën rrugë po ndjek edhe Edi Rama.

Në prezantimin e programit “Rilindja Urbane 2.0”, me një fond të paralajmëruar prej 1.5 miliardë eurosh, kryeministri nuk u ndal vetëm te projektet e reja. Ai zgjodhi të rikthehej më shumë se dy dekada pas, në kohën kur drejtonte Bashkinë e Tiranës, duke kujtuar mbjelljen e pemëve në Rrugën e Kavajës. Sipas tij, në fillim të viteve 2000 qytetarët ndalonin për të parë mbjelljen e pemëve, ndërsa sot brezi i ri nuk e di se 90 për qind e pemëve përgjatë rrugëve të Tiranës janë mbjellë në atë periudhë.

Mesazhi politik është i qartë: qeveria kërkon ta paraqesë “Rilindjen Urbane 2.0” si vazhdimësi të transformimeve të nisura vite më parë. Por vetë krahasimi ngre edhe një pyetje: a është normale që pas më shumë se 25 vitesh në drejtimin e Bashkisë së Tiranës dhe të qeverisë, argumenti kryesor të mbeten ende pemët e mbjella në fillim të viteve 2000?

Në fjalën e tij, Rama foli për sheshet, rrugët, ndriçimin, shkollat, ujësjellësit dhe kanalizimet si arritje të fazës së parë të “Rilindjes Urbane”, duke argumentuar se tani sfida nuk është më ndërtimi i infrastrukturës bazë, por rritja e cilësisë së jetës në qytete. Për këtë arsye ai shpalli një program të ri me objektiv investimesh prej 1.5 miliardë eurosh.

Megjithatë, ndërsa qeveria prezanton një kapitull të ri investimesh, mbetet pyetja nëse qytetarët presin kujtime nga transformimet e para të Tiranës apo përgjigje për problemet e sotme: koston e jetesës, mungesën e strehimit të përballueshëm, trafikun, ndotjen, emigracionin dhe boshatisjen e qyteteve të vogla.

Lexo gjithashtu

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme