Politika 9 July 2026, 10:25 Nga VNA

Rama për “Corriere della Sera”: Nuk do të jap dorëheqjen, qeveritë ndryshohen me votë, jo me ultimatume

Ndaje në Whatsapp

bgfgfgb.PNG

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën italiane “Corriere della Sera”, është shprehur se nuk do të japë dorëheqjen, pavarësisht protestave që po zhvillohen prej 40 ditësh në Shqipëri dhe kërkesave të protestuesve për largimin e qeverisë. Ai theksoi se mandati i tij është i qartë dhe se në një demokraci ndryshimi i pushtetit bëhet vetëm përmes zgjedhjeve.

Rama deklaroi se ultimatumet nuk mund të zëvendësojnë vullnetin e qytetarëve të shprehur me votë.

"Në një demokraci, dorëheqjet nuk vendosen nga megafonët, por nga institucionet dhe qytetarët përmes votimit. Unë kam një mandat të qartë. Kushdo që mendon se duhet të largohem ka të drejtë të organizohet, të garojë dhe të fitojë zgjedhje. Kjo është demokraci. Një ultimatum nuk është demokraci", tha ai.

Kryeministri komentoi edhe kritikat për gjuhën e përdorur ndaj protestuesve gjatë ditëve të fundit. Ai u shpreh se është i gatshëm të kërkojë ndjesë nëse deklaratat e tij kanë lënduar qytetarë që protestojnë me shqetësim të sinqertë për çështjet mjedisore dhe jo me ata që shajnë dhe shpifin. 

Në intervistë, kreu i qeverisë tha se protestat nisën si reagim ndaj projektit në Zvërnec, por sipas tij janë shndërruar edhe në një protestë politike kundër qeverisë.

"Ato filluan nga shqetësimi për projektin. Sot ato janë gjithashtu një protestë politike kundër qeverisë. Ky nuk është problem. Opozita ka të drejtë të protestojë. Problemi lind kur mjedisi përdoret si kostum për një luftë për pushtet që nuk ka të bëjë fare me flamingot, lagunën apo ligjin", deklaroi ai.

Duke iu referuar deklaratave të mëparshme, ku kishte akuzuar protestuesit se ishin manipuluar ose financuar nga agjentura të huaja, Rama tha se manipulimi, sipas tij, ka ndodhur kryesisht në hapësirën digjitale.

Video

Ndalimi i tre deputetëve të VLEN në Qafë-Thanë, Skënder Hitaj: Policia zbatoi ligjin, nuk ka vend për panik.

Zojë Nika, e afërmja e autorit të krimit në Shkodër, ka deklaruar se Shtjefën dhe Bardhe Ziçi njiheshin si një familje e qetë dhe nuk kishin pasur probleme më parë. Ajo u shpreh e tronditur nga ngjarja, ndërsa motivet e vrasjes mbeten ende të paqarta.

Pamjet nga vendi i ngjarjes në Shkodër tregojnë forca të shumta policie dhe grupin hetimor të angazhuar në këqyrjen e zonës ku ndodhi krimi i rëndë në familje. Zona është rrethuar me shirita sigurie, ndërsa ekspertët kriminalistikë vijojnë mbledhjen e provave dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, ku një 64-vjeçar dyshohet se vrau me armë gjahu bashkëshorten e tij 54-vjeçare.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme