Politika 8 July 2026, 16:39 Nga VNA

“Emergjencat” e Kryeministrit që na kushtuan miliona euro brenda një dite

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-07-08 at 4.34.00 PM.jpeg

Kur dëgjon fjalën "emergjencë shtetërore", mendja të shkon menjëherë te ndonjë përmbytje, krizë shëndetësore apo ndonjë situatë tjetër kritike ku jeta dhe siguria e qytetarëve ndodhen në rrezik. Por për kryeministrin tonë, përkufizimi i emergjencës duket se ka marrë një përmasë krejt tjetër, duke u kthyer në një faturë të kripur miliona eurosh që paguhet direkt nga xhepat e shqiptarëve brenda një dite të vetme.

E para në listën e këtyre "shpëtimeve kombëtare" ishte ndërhyrja e tij urgjente për të siguruar mbarëvajtjen e një koncerti privat. Me një të rënë të lapsit, kryeministri pranoi se ka firmosur plot 4 milionë euro nga buxheti i shtetit për të financuar performancën e reperit amerikan Kanye West, duke e paketuar këtë si një "investim për turizmin". Ndërsa arti dhe kultura padyshim kanë rëndësi, mbetet e vështirë të hartohet një logjikë ku koncerti i një ylli ndërkombëtar të klasifikohet si një emergjencë që meriton miliona euro të taksapaguesve, në një kohë kur nevojat bazë të qytetarëve më të varfër në Europë janë të shumta.

shuma.jpg

Sidoqoftë, dita e tij e ngarkuar nuk përfundoi me kaq. "Emergjenca" e dytë erdhi menjëherë pas koncertit, ku kryeministrit iu desh të udhëtonte drejt Turqisë për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s. Në pamundësi për të fluturuar si zyrtarët e thjeshtë, zgjidhja e vetme "urgjente" ishte një avion privat luksoz i kompanisë globale VistaJet. Pamjet e publikuara nga agjencia turke tregojnë qartë zbritjen e tij komode në aeroportin e Ankarasë. Për këtë rehati, me tarifat e majme që shkojnë nga 11 mijë deri në 15 mijë dollarë për orë fluturimi, vetëm itinerari Tiranë–Ankara në një drejtim llogaritet të ketë kushtuar mes 18.300 dhe 25.000 dollarëve amerikanë, pa përfshirë këtu tarifat aeroportuale apo shërbimet e tjera në tokë.

avioni.jpeg

Kjo histori e dëshirave të kushtueshme vjen në një moment mjaft delikat politik, ku qytetarët protestojnë për transparencë dhe llogaridhënie. Me sa duket, pasi mjeti i tij i mëparshëm i preferuar, Air Albania, falimentoi duke i lënë shtetit miliona euro borxhe në taksa, kryeministri nuk e uli standardin, por thjesht ndërroi operator. Pra mesazhi që mbetet është i qartë, miliona euro shpenzohen brenda ditës për tekat dhe luksin e kryeministrit, ndërsa emergjencat e vërteta që prekin jetën e qytetarëve shqiptarë lihen në shpresën se një ditë do bëhet më mirë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme