Politika 8 July 2026, 15:31 Nga VNA

Gjykata Kushtetuese shqyrton më 29 shtator kërkesën e Ervin Salianjit për çështjen “Babale”

Ndaje në Whatsapp
Gjykata Kushtetuese shqyrton më 29 shtator kërkesën e Ervin

Në 29 shtator Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë çështjen penale ndaj ish-deputetit demokrat Ervin Salianji.

“Në 29.09.2026, ora 11:00, është seanca plenare mbi bazë të dokumenteve për shqyrtimin e kërkesës së Ervin Salianjit, i cili kundërshton vendimet e Gjykatës së Lartë, Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke kërkuar shfuqizimin e tyre si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, njoftoi GJK.

Salianji u dënua me 1 vit burg për të ashtuquajturën dosja Babale. Sipas gjykatës ai krijoi prova të rreme për vëllain e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, me qëllim që ndaj tij të niste hetim penal. Salianji e cilëson dënimin politik. Ai qëndroi mbi 8 muaj në burgun e Fierit.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme