Kryeministri Edi Rama pritet të bëjë sot ndryshime në qeveri. Burime për VNA bëjnë me dije se në mbledhjen e qeverisë, të parashikuar për në orën 10:00, Rama pritet të shkarkojë ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari. Në vend të tij, sipas të njëjtave burime, pritet të emërohet Ervin Demo.
Prej javësh kanë qarkulluar zëra për ndryshime në kabinetin qeveritar. Kryeministri nuk foli për to në mbledhjen e Asamblesë së PS, siç ishte pritur, por sipas burimeve të VNA ndryshimet pritet të nisin sot dhe të prekin fillimisht Ministrinë e Brendshme.
Deri në këto momente nuk ka ende një njoftim zyrtar.






















