Politika 11 September 2026, 10:29 Nga VNA

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ndaje në Whatsapp
SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/

Në dosjen e SPAK, ndër të tjera, janë administruar edhe emailet e shkëmbyera mes punonjësve të kompanive të Samir Manes për vilën luksoze që sipas SPAK është pasuri e fshehur e Belinda Ballukut.

Në emailet e shkëmbyera mes tyre, njëri nga punonjësit e Balfin kërkon llogari përse vila me emërtimin 188 nuk i ishte dhënë në dorëzim Igli Tares sipas kontratës, por Lorela Reçit, e cila rezulton të jetë bashkëjetuese e Arbër Abazit, kompanitë e të cilit favorizoheshin me tendera nga Balluku, kur ishte Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. Një punonjëse tjetër i përgjigjet se është “e autorizuar. Klienti është specifik”.

Përplasjet për dorëzimin e vilës

Në nëntor 2022 një punonjës i Balfin Real Estate të Samir Manes dërgon një email në adresë të disa kolegëve të kompanisë. Mesazhi ka këtë përmbajtje: “Hi…Lorela Reçi ka 187/2 jo 188/1…mos është lapsus”.

Një nga punonjëset i përgjigjet: “E autorizuar!”

Në shkurt 2023 i njëjti punonjës i kompanisë Balfin Sh.S, shkruan: “Më rezulton se njëra nga 188 i është dorëzuar një klienti tjetër të ndryshëm nga porositësi. Mbi ç’bazë dhe konfirmim?”.

Atij i përgjigjet F.B: “Përshëndetje Sh., 188/1 është marrë në dorëzim nga klientja Lorela Reçi, sipas infos që kemi marrë në dorëzim me autorizim dhe për llogari të porositësit sipas kontratës I.Tare. Është rast pak specifik, pasi komunikimin me këtë klient është mbajtur gjithmonë nga ju – por ne si shitje këtë info kemi. Për çdo gjë tjetër që mund të nevojitet, mbetem në dispozicion”.

Në shkurt të 2023 Sh.S punonjës i Balfin shkruan: “Përshëndetje M…lutem procedoni sa më shpejt me marrjen në dorëzim të 188 sipas kontratës së sipërmarrjes, pra porositësit. Edhe nëse është ndonjë veprim me 187/2 të zhbëhet e të sistemohet sipas kontratës”.

Sipas SPAK vila deri në fazën e karabinasë u investua nga Igli Tare, ndërsa punimet më pas u investuan nga Abazi, i cili me kompaninë Alko Impex General Contruksion kishte fituar tenderin e lotit 7 të Unazës së Jashtme të Tiranës.

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme