Politika 7 July 2026, 19:42 Nga VNA

Rama frymëzohet në Ankara, ngjyros me mavi flamingot e protestës.

Ndaje në Whatsapp
Rama frymëzohet në Ankara, ngjyros me mavi flamingot e protestës.

 

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur sërish rrjetet sociale për t'iu përgjigjur kritikave të ashpra qytetare lidhur me financimin e debatueshëm të koncertit të Kanye West. Por, në përpjekje për të projektuar veten si liderin që "demonton" manipulimet e protestuesve dhe algoritmeve, kryeministri ka rënë në paradoksin e tij më të madh: ka përdorur pikërisht manipulimin digjital për të ndërtuar mesazhin e tij.
Nga Turqia, përmes një video-selfie që synon të duket spontane, Rama shfaqet përpara një sfondi zyre që lehtësisht ekspozohet montim.

Ajo që bie menjëherë në sy në këtë sfond të montuar me Inteligjencë Artificiale është një detaj sa ironik, aq edhe simbolik: një flamingo.

Flamingoja, tashmë e kthyer në simbolin e protestave dhe revoltës qytetare, është marrë "peng" nga kryeministri. 

Në sfondin pas të cilit është montuar monologu i Kryeministrit shfaqet Flamingo, por me një ndryshim rrënjësor: zogut rebel i është ndërruar ngjyra, duke marrë nuancën e purpurtë, (mavi) ngjyrën zyrtare të propagandës dhe qeverisjes së tij.
Ky tjetërsim i simbolit të protestës është një mesazh i pastër subliminal: një përpjekje për të treguar se ai mund të kontrollojë, përvetësojë dhe "ngjyrosë" çdo zë kundërshtar sipas dëshirës së tij.
Megjithatë, teknologjia shpesh të nxjerr zbuluar kur përdoret me nxitim për të mbuluar realitetin. Një vëzhgim i kujdesshëm i videos zbulon anomalitë klasike të algoritmeve të gjenerimit të imazheve:
Glitch-et vizuale: Gjatë lëvizjeve të kokës, qafa e kryeministrit humb konturin dhe hera-herës bëhet e zezë.
Shkrirja e keqe e dritës: Ndriçimi mbi portretin e tij nuk përputhet me dritën artificiale të zyrës imagjinare në sfond.
Këto elemente teknike dëshmojnë se videoja nuk është thjesht një mesazh nga një zyrë reale, por një produkt i montuar me AI për të krijuar një iluzion pranie dhe kontrolli.

Mbi të gjitha, ky qëndrim mbetet një autogol i pastër moral dhe politik. Teksa mban leksione kundër algoritmeve që sipas tij manipulojnë masat dhe sulmon protestuesit për mungesë vërtetësie, Edi Rama bën saktësisht të njëjtën gjë. Ai përdor Inteligjencën Artificiale për të fshehur vendndodhjen e vërtetë, për të krijuar një realitet paralel dhe për të zhvendosur vëmendjen nga thelbi i problemit: transparenca e fondeve publike për evente luksi.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme