Politika 7 July 2026, 11:58 Nga VNA

Nga “shëndetësia falas” te inaugurimi i spitalit privat. Evolucioni i Rilindjes për shqiptarët

Ndaje në Whatsapp
Nga “shëndetësia falas” te inaugurimi i spitalit privat.

Sot, kryeministri Edi Rama mori pjesë në prezantimin e projektit të spitalit privat italian San Donato, të cilin e cilësoi si “një kapitull të ri për shëndetësinë shqiptare”. Sipas tij, spitali do të trajtojë edhe sëmundjet e komplikuara dhe do t’u japë shqiptarëve një alternativë ndaj klinikave në Itali apo Turqi.

Por ceremonia e sotme tha më shumë sesa fjalimi i kryeministrit.

Pas 13 vitesh në pushtet, Edi Rama nuk po promovon një QSUT të transformuar, as një rrjet spitalesh publike që i jep fund eksodit të pacientëve jashtë vendit. Përkundrazi, “kapitulli i ri” i shëndetësisë prezantohet nga një investim privat. Pikërisht nga njeriu që në vitin 2013 kërkoi votën me premtimin për “shëndetësi falas”.

Askush nuk mund të jetë kundër një investimi serioz në shëndetësi. Sa më shumë spitale moderne, aq më mirë për qytetarët. Por pyetja është tjetër: pse, pas më shumë se një dekade qeverisjeje, shpresa për trajtimin e sëmundjeve të komplikuara nuk është sistemi publik, por një spital privat?

Ndërkohë, realiteti i QSUT-së dhe i shumë spitaleve publike mbetet ai që shqiptarët e njohin çdo ditë: lista pritjeje, mungesë personeli, aparatura të pamjaftueshme, kushte që shpesh denoncohen nga vetë mjekët dhe infermierët, ndërsa mijëra qytetarë vazhdojnë të paguajnë nga xhepi ose të kërkojnë trajtim jashtë vendit.

Ironia është se premtimi i vitit 2013 ishte “shëndetësia falas”. Në vitin 2026, fotografia e ditës është kryeministri që promovon një spital privat si “kapitullin e ri” të shëndetësisë shqiptare. Dhe kjo, ndoshta, është pranimi më i qartë se sistemi publik nuk arriti kurrë të bëhej historia e suksesit që iu premtua shqiptarëve.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme