Politika 6 July 2026, 12:49 Nga VNA

Pse po shqetësohen deputetët për sekuestrimet? Pas Gjiknurit, edhe Arjan Ndoja ngre alarmin: Të ndryshojmë ligjin

Ndaje në Whatsapp

Javët e fundit, deputetët të të dy krahëve, kryesisht në Komisionin e Ligjeve janë të shqetësuar për sekuestrimet dhe konfiskimet që po bën kryesisht SPAK dhe GJKKO.

Ata po e përdorin mikrofonin e Kuvendit për të ngritur zërin, për viktima të pafajshme, e megjithëkëtë, reagimi në sinkron, ngre pikëpyetje nëse është interesi i qytetarëve të zakonshëm ai që i udhëheq, apo lobime interesi me fuqi të lartë ekonomike bëjnë që kjo çështje të bërtitet. 

Sot, në Komisionin e Ligjeve ishte deputeti i opozitës, Arjan Ndoja ai që ngriti shqetësimin për personat e tretë në mirëbesim, të cilët shpesh gjenden para faktit të konfiskimit pa u thirrur fare në gjykim. 

"Në procedimet e tjera pasurore, personat e tretë nuk përfshihen fare dhe një ditë të bukur gjenden të ekspozuar para faktit që ndaj tyre është marrë masë konfiskimi të pasurisë, qoftë procesin penal, qoftë në procesin tjetër. E para nuk i thërrasim palët. Personat të tretë nuk thirren fare në gjykim. Një ditë të bukur gjenden të ekspozuar para faktit që nuk e kanë më titullin e pronësisë, e kanë të fshirë. Për personat e tretë e vetmja dispozitë penale, këtë e kam diskutuar me shumë aktorë të zbatimit të ligjit në praktikë, për personat e tretë nuk ka një zgjidhje juridike. Mos vallë duhet të bëjmë një rekomandim lidhje me një ndryshim ligjor për këtë lloj situate."

Javën e shkuar, edhe socialisti Damian Gjiknuri ngriti të njëjtin shqetësim në sy të kreut të SPAK, Klodian Braho.

“Çfarë pasojash kanë personat që kanë porositur apo furnizuar në asete që rezultojnë pasuri e krimit? Ky është një fenomen që duhet konsideruar nga ana e politikës penale. Po hyni me vlera të mëdha, 160 milionë vetëm një rast. Ta kalojmë lumin me këmbët tek gurët. A dimë ku po shkojmë? Tek palët e treta. Impakti në ekonomi mund të jetë i jashtëzakonshëm”,-tha Gjiknuri. 

Klodian Braho u përgjigj se pasuritë e krimit janë tumor në ekonomi, dhe nuk ka zgjidhje tjetër veç sekuestrimit dhe konfiskimit dhe se SPAK është i vendosur të mos të mos tolerojë. 

Video

Protesta në ditën e 37. Qytetarët nisin të mblidhen në sheshin "Skënderbej".

Protesta e 37, nis marshimi drejt Kryeministrisë.

Autostrada Durrës–Tiranë është bllokuar përkohësisht në segmentin pranë Shijakut, për shkak të tymit të dendur të shkaktuar nga një zjarr në fshatin Koxhas. Prania e madhe e tymit ka reduktuar ndjeshëm shikueshmërinë në rrugë, duke u kthyer në një burim të rrezikshëm për aksidente të mundshme. Për këtë arsye, autoritetet kanë marrë vendimin për të mbyllur lëvizjen e automjeteve deri në normalizimin e plotë të situatës.

Në MetLife Stadium u zhvillua një festë e madhe për Norvegjinë, e cila mposhti Brazilin dhe siguroi kualifikimin për në çerekfinalet e Kupës së Botës 2026. Heroi i ndeshjes ishte Erling Haaland, i cili shënoi golin vendimtar në fitoren 2-1. Pas përfundimit të takimit, në stadium shpërtheu entuziazmi i tifozëve norvegjezë. Haaland më pas mori pjesë në festime duke i rënë daulles dhe duke udhëhequr tifozët në “Viking Row”, rituali tradicional i festimit i njohur si “Viking Row”.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme