Politika 3 July 2026, 22:41 Nga VNA

Taulant Balla sheh protestues me “probleme me ligjin”, por jo zyrtarët e qeverisë me dosje në SPAK

Ndaje në Whatsapp

bgfgfgb.jpg

Taulant Balla vijon të shohë “njerëz me probleme me ligjin” brenda protestës, por duket se ka një vështirësi të madhe për të kthyer kokën nga godina ku qeveris vetë.

Në një reagim të radhës për protestën, kreu i grupit parlamentar socialist vijon me paralajmërimet se organizatorët po rezultojnë persona me precedentë penalë, me dënime, identitete të fshehura e madje edhe “ithtarë të një vendi armik”. Një gjuhë e njohur tashmë prej tij, sa herë qytetarët dalin në shesh.

“Si ka mundësi që ‘uzurpatorët’ e protestës po dalin një nga një njerëz me probleme me ligjin?! Mes tyre persona me dënime për krime të rëndë, trafiqe, grabitje, të tjerë me identitet të fshehur deri tek ithtarë të një vendi armik me Shqipërinë. Kush e urdhëroi dhunën kundër Kuvendit dhe Policisë së Shtetit? Edhe pak ditë e gjitha do të zbardhet”, shkruan Balla.

Por ironia qëndron te fakti se Balla flet për “uzurpatorë” dhe “njerëz me probleme me ligjin”, ndërkohë që prej vitesh opinioni publik ka parë ministra, deputetë, kryebashkiakë, drejtorë e deri zëvendëskryeministra të lidhur me hetime, skandale, përgjime apo akuza të forta nga SPAK dhe drejtësia.

Pra, sipas standartit të Ballës, problemi me ligjin është vetëm tek qytetari që del në protestë, por nuk ekziston kur kolegë e ish-koelgë të tij me dosje e akuza mbajnë poste shtetërore dhe administrojnë miliona euro para publike.

Në vend që të shohë vetëm turmën jashtë Kuvendit, ndoshta deputeti i PS duhet të bëj një kontroll më serioz brenda zyrave të tyre politike. Sepse Shqipëria ka parë jo pak raste kur “problemet me ligjin” nuk kanë qenë te protestuesit, por te ata që flasin nga podiumi i pushtetit.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme