Politika 3 July 2026, 12:35 Nga VNA

Pas 13 vitesh në pushtet, Rama zbulon se Kadastra është bërë makth

Ndaje në Whatsapp
Pas 13 vitesh në pushtet, Rama zbulon se Kadastra është

Në vitin e 13-të të qeverisjes së tij, Edi Rama duket se ka bërë një zbulim të vonuar: Kadastra paska qenë një makth. Lajmi i mirë, sipas tij, është se tani ky makth do të marrë fund.

Gjatë aktivitetit të Javës së Administratës Publike, kryeministri premtoi se shërbimet do të përmirësohen falë sistemit dhe digjitalizimit, duke theksuar se “mund të ndërrosh sa kryeministra të duash, por përmirësimet vijnë nga sistemi”. Një deklaratë që ngre një pyetje të thjeshtë: nëse problemi ishte sistemi, kush e ndërtoi dhe e drejtoi atë gjatë këtyre 13 viteve?

Kadastra ka qenë prej vitesh një nga institucionet më të kritikuara nga qytetarët, me ankesa për vonesa, mbivendosje pronash, burokraci dhe korrupsion. Megjithatë, vetëm tani, në mandatin e katërt, qeveria pranon publikisht se situata është ende larg normales.

Ironia është se çdo reformë është prezantuar si zgjidhja përfundimtare. ALUIZNI u shkri, hipotekat u bashkuan, u krijua Agjencia Shtetërore e Kadastrës, u premtua revolucioni digjital dhe u investuan miliona euro. Sot, pas gjithë këtyre reformave, qytetarëve u thuhet se duhet të kenë edhe pak durim, sepse këtë herë sistemi do të funksionojë.

Nëse pas katër mandateve premtimi mbetet se “Kadastra nuk do të jetë më makth”, atëherë pyetja nuk është çfarë do të ndodhë nesër. Pyetja është se çfarë ka ndodhur gjatë këtyre 13 viteve, kur i gjithë sistemi ka qenë në duart e së njëjtës qeveri.

Video

Mesdita e së premtes ka sjellë një stuhi të papritur me shi dhe erëra të forta në qytetin e Elbasanit, duke u thyer kështu temperaturat e larta. Fenomeni natyror, ndonëse zgjati vetëm pak minuta, shkaktoi menjëherë problematika në disa zona urbane të qytetit. Si pasojë e erës së fuqishme, u rrëzuan dy pemë dhe u dëmtua një shtyllë e tensionit të mesëm.

“Kimioterapia e fundit… bini borive!”. Kjo ishte fraza e shkruar në xhamin e pasmë të një makine të zbukuruar me tullumbace, e cila u pa nga dhjetëra drejtues mjetesh përgjatë rrugës SS16 bis në Barletta të Italisë. Gjesti emocionues u bë nga babai i një fëmije pacient onkologjik, i cili vendosi të festojë në një mënyrë të veçantë përfundimin e trajtimit të djalit të tij kundër sëmundjes. Mes shkrimeve shumëngjyrëshe dhe tullumbaceve brenda automjetit, mesazhi simbolizonte fundin e një rruge të vështirë dhe një moment shprese për familjen. Thirrjes së babait iu përgjigjën shumë drejtues automjetesh, të cilët i ranë borive në shenjë urimi dhe mbështetjeje për vogëlushin.

Një incident mes stafit të kombëtares së Egjiptit dhe policisë amerikane ka tërhequr vëmendjen në prag të ndeshjes së Botërorit ndaj Australisë, pasi pamjet e përplasjes u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale. Ngjarja ndodhi në Dallas, ku skuadra egjiptiane është e akomoduar për fazën me eliminim direkt të turneut. Sipas raportimeve, tensioni nisi kur efektivët e policisë ndaluan një fëmijë që po përpiqej të fotografonte lojtarët e Egjiptit. Reagimi i drejtorit të kombëtares, Ibrahim Hassan, solli një debat të ashpër me forcat e rendit, ndërsa në videot e publikuara shihet një efektiv amerikan duke e shtyrë me forcë, çka çoi në momente tensioni edhe me pjesëtarë të tjerë të delegacionit egjiptian.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme