Politika 3 July 2026, 10:40 Nga VNA

Pengimi i arrestimit të Ballukut, Klodian Braho: Pengon dhe dëmton hetimin, imuniteti nuk duhet të ekzistojë fare

Ndaje në Whatsapp

Kreu i SPAK, Klodian Braho është në Komisionin e Ligjeve për raportimin e vitit 2025, ku u pyet për arrestimin e Belinda Ballukut dhe pengimin me votë nga ana e mazhorancës. 

Ai hezitoi të flasë në detaje për dosjen, por deklaroi dëmet e hetimit nga mos arrestimi i saj. 

“Qëndrimi i prokurorisë është publik. Imuniteti nuk ndalon prokurorinë të zhvillojë hetim të plotë e të pavarur. Mungesa e një mase mund ta vështirësojë apo dëmtojë hetimin, por ne jemi të detyruar të respektojmë ligjet. Personalisht jam i mendimit që nuk duhet të ketë imunitet fare, por prokuroria do të punojë me ato mjete ligjore që ka në dispozicion”,-tha Braho. 

Kreu i SPAK tha gjithashtu se po bën një hetim dinamik për Eco Park në Durrës, çështje që e quajti komplekse,. 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme