Politika 2 July 2026, 15:52 Nga VNA

Rama dhe Berisha "mbyllin veshët" dhe riciklojnë të njëjtat qëndrime përballë revoltës qytetare që kërkon largimin e tyre

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-07-02 at 3.50.13 PM.jpeg

Ndërsa para Parlamentit qytetarwt protestuan swrish me thirrjen "Rama n'burg, Berisha n'burg", dy protagonistët kryesorë të politikës kanë nxituar të strehohen pas mureve të tyre digjitale në Facebook. Përmes dy reagimeve pothuajse paralele pas përplasjeve para Kuvendit, Kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Sali Berisha kanë ricikluar të njëjtat skenarë të vjetër, duke dëshmuar se përballë një revolte që i refuzon të dy, zgjidhja e tyre e vetme mbetet gjuha e fajësimit të ndërsjellë.

Për Kryeministrin Edi Rama, incidentet ku deputetë socialistë u qëlluan me vezë dhe policia me gurë ishin preteksti i radhës për të skualifikuar revoltën. "Protesta e bukur e qytetarisë, atdhedashurisë, pastërtisë ia ka lënë vendin filmit të vjetër të konfliktit, sherrit e dhunës", shkroi Rama në Facebook.

Një përpjekje e pastër për të zhvendosur vëmendjen nga zemërimi real i qytetarëve, duke e reduktuar të gjithë kauzën thjesht në një shfaqje "sherri" të inskenuar nga kundërshtarët.

Nga ana tjetër, Sali Berisha zgjodhi të bëjë të kundërtën duke u përpjekur ta kapitalizojë politikisht revoltën, ndonëse ajo drejtohet edhe ndaj tij. Duke akuzuar policinë për përgjakjen e protestuesve dhe duke kërkuar lirimin e tyre, Berisha deklaroi se PD solidarizohet me protesziesit. "Skenat e dhunës shtazarake të urdhëruar nga Edi Rama dhe Taulant Balla ndaj protestuesve paqësorë... sot narkopolicia përdori lëndë toksike, gaz lotsjellës të skaduar, spray ariu, topa uji dhe zvarritje me një egërsi të papërmbajtur", shkroi ai.

Në fund, të dy reagimet dëshmojnë të njëjtën gjë, Edi Rama dhe Sali Berisha përdorin Facebook-un si një ekran mbrojtës për të mos u përballur me të vërtetën e pakëndshme në rrugë. Ndërsa qytetarët kërkojnë largimin për të dy, Rama dhe Berisha vazhdojnë lojën e tyre të vjetër duke parë vetëm ajo që u intereson. Por për qytetarët, kërkesa e panegociueshme mbetet largimi i klasës së vjetër politike.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme