
Aktivistja Arvina Lleshi është përplasur verbalish me deputetë të Partisë Socialiste pas përfundimit të seancës plenare në Kuvend.
Sipas raportimeve, deputetët socialistë janë larguar nga ambientet e Parlamentit përmes daljeve alternative, konkretisht nga qendra tregtare pranë Kuvendit. Në ato momente, aktivistja Lleshi i ka ndjekur duke iu drejtuar me thirrjet: “Deputetë të shitur” dhe “nuk na përfaqësoni”.
Debati është tensionuar më tej kur deputeti Olsi Komici i është kthyer aktivistes me fjalët “idiote” dhe “palaço”. Nga ana tjetër, edhe aktivistja i është përgjigjur me të njëjtat tone, duke përsëritur akuzat ndaj deputetëve socialistë.






















