Politika 2 July 2026, 10:36 Nga VNA

Nga ministre në "këshilltare paqeje": Spiropali vijon me këshilla për forcat politike në Kuvend tani që mbeti pa karrige qeveritare

Ndaje në Whatsapp

ffvdvdf.jpg

Tashmë që nuk mban më peshën e rëndë të postit ministror dhe ka mbetur jashtë kabinetit qeveritar, deputetja Elisa Spiropali ka gjetur frymëzimin e duhur për t’u shndërruar në një "gjykatëse të urtë" të moralit politik. Teksa hynte në ambientet e Kuvendit me qytetarët që protestojnë jashtë, ajo nuk ka kursyer një koment të shkurtër për mediat, duke u shpërndarë këshilla dhe thirrje për reflektim të gjitha forcave politike.

Spiropali, e cila deri dje mbronte me zell çdo vendimmarrje ekzekutive, sot ka zgjedhur të flasë me gjuhën e një ndërmjetësueseje paqësore. Ajo ka bërë thirrje për reflektim dhe zgjidhje të kësaj situate tensionuese.

“Duhet të reflektojmë, të dëgjojmë dhe të ofrojmë zgjidhje. Nuk duhet të merremi me protestuesit, por meditojmë për veten dhe secila forcë politike dhe secili kah duhet të bëjë analizën e vetes” u shpreh ajo.

Mbetet për t’u parë nëse kolegët e saj në Kuvend do t’i marrin seriozisht këto leksione të reja mbi vetëanalizën, të ofruara me kaq bujari nga një ish-ministre që tashmë e sheh pushtetin nga stolat e thjeshtë të deputetit dhe jo më nga sytë e “Skënderbeut” të saj.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme