Politika 1 July 2026, 22:41 Nga VNA

Pakënaqësi në votimin e PD, disa anëtarët kundër kandidatëve për Këshillin Kombëtar: “0 kontribut”, “Një turp”

Ndaje në Whatsapp

ok.PNG

Gjatë votimit për zgjedhjen e kreut të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike nuk kanë munguar edhe shenjat e pakënaqësisë nga disa anëtarë demokratë.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, propozoi dy kandidatura, Julia Emirin dhe Silva Hasën, por duket se emrat e tyre nuk janë mirëpritur nga një pjesë e votuesve.

Në disa prej fletëve të votimit janë shënuar mesazhe kundërshtuese. Një anëtar ka kryqëzuar të dy kandidatet, duke shkruar “0 kontribut”, ndërsa në një tjetër fletë është vendosur shënimi “Një turp”.

ok.PNG22.PNG

Ndërkohë, një tjetër votues ka vendosur një kryq të madh mbi emrat e dy kandidateve për drejtimin e Këshillit Kombëtar të PD-së, në shenjë refuzimi ndaj propozimeve.

333.PNG44.PNG

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme