Politika 1 July 2026, 18:16 Nga VNA

Sot mbahet protesta e 32-të kundër qeverisë Rama

Ndaje në Whatsapp

fdfvfvd.webp

Mbrëmjen e sotme, në orën 19:00, pritet të zhvillohet protesta e 32-të radhazi kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Organizatorët u kanë bërë apel qytetarëve nga të gjitha qytetet e vendit, si edhe shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë, të marrin pjesë në tubimin që do të mbahet në Tiranë.

Sipas njoftimit, protestuesit do të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të zhvillohet protesta kryesore.

Dorëheqja e kryeministrit Rama mbetet kërkesa kryesore e organizatorëve, të cilët kanë paralajmëruar se tubimet do të vijojnë deri në realizimin e saj.

Ata kanë bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe në protestën e sotme, e cila shënon protestën e 32-të radhazi dhe një muaj nga nisja e këtyre tubimeve.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme